Ilir Meta

Protesta kundër qeverisë, Meta 'nostalgjik' për 2 marsin: Jeton fuqishëm në çdo kohë

2 Mars, 15:04| Përditesimi: 2 Mars, 15:07

  • Share

Ish-presidenti Ilir Meta, sot kryetar i Partisë së Lirisë, ka kujtuar 2 marsin e 4 viteve më parë, kur thirri një protestë gjatë kohës që drejtonte Presidencën.

"Misioni i 2 Marsit për mbrojtjen e Kushtetutës, pavarësisë së institucioneve, shtetit ligjor dhe demokracisë vazhdon deri në triumfin e plotë të lirisë dhe të pluralizmit politik përballë një bande që ka kapur të gjithë shtetin dhe që me korrupsionin e saj të shfrenuar ka shkretuar Shqipërinë dhe vatrat e çdo familjeje shqiptare. Mesazhi i rëndësishëm dhe frymëzues i 2 Marsit 2020, jeton fuqishëm në çdo kohë!”, shkruan Meta teksa në rrjetet sociale shpërndan video nga protesta para Presidencës në atë kohë.

Protesta mbarëkombëtare, e pazakontë, e një presidenti kundër qeverisë nisi pas konflikteve qeveri-presidencë që u krijuan kur Meta anuloi shfuqizoi me dekret 30 qershorin si datën e zgjedhje lokale të vitit 2019.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 02/03/2024 15:36

    DORODLECI HAJDUT ILIR METAJ..OH ME FALNI EDHE SPIUN

    Përgjigju
  • Linda: 02/03/2024 15:33

    Kryehajduti mafiozi politikani me i degjeneruar dhe i rrezikshem per shoqerin shqiptare Ilir Meta bashk me te dashuren e tij personale sekrataren Xhixho bashkautoren e vjedhjeve kolosale pozohen pa pik morali dhe turpi neper kanale!! Keta individ do denohen dhe nga drejtesia dhe nga populli shqiptar! Te pastrohet parlamenti shqiptar nga hajdutet nga nipat e mbesat e "te majmurve" te komunizmit dhe te mbushet me rinin e cmuar shpiptare me bijat dhe bijt e popullit te thjesht e atij populli qe i ka edukuar dhe shkolluar me 1000 mundime!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?