Kronikë

Protesta kundër ndërtimit të HEC-it në Thirrë të Mirditës, Meta në mbështetje të banorëve: Të ndalet menjëherë kjo masakër ekologjike! Prokuroria të nisë hetimet

12 Prill 2021, 09:32| Përditesimi: 12 Prill 2021, 09:33

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka dalë në mbështetje të banorëve në Thirrë të Mirditës, të cilët u ngritën dje në protestë duke kundërshtuar ndërtimin e një HEC-i në zonë dhe të një fabrike uji.

Me një postim në Facebook, Meta bën thirrje që të ndalet ndërtimi i HEC-it, duke e konsideruar masakër ekologjike, ndërsa i kërkon Prokurorisë nisjen e hetimeve për dhënien e lejeve.

"Mbështes plotësisht protestën e banorëve të Zall Gjocajt në mbrojtje të pasurive të çmuara natyrore të Parkut Kombëtar Lurë - Mali i Dejës dhe të burimeve ujore jetësore për këtë komunitet.

Të ndalet menjëherë kjo masakër ekologjike!

I bëj thirrje Prokurorisë të hetojë abuzimet flagrante në dhënien e lejeve të shfrytëzimit të këtyre pasurive kombëtare me vlera të jashtëzakonshme, në shkelje kriminale të ekuilibrave ekologjike dhe interesave të komunitetit.

Përgjegjësit duhet të dalin pa vonesë para ligjit! 25 Prilli, është referendum edhe për ndalimin e krimit mjedisor", shkruan Meta.

 


Lajmi kryesor:

Protesta kundër ndërtimit të HEC-it dhe fabrikës së ujit në Thirrë të Mirditës, 4 të arrestuar, mes tyre edhe organizatori! Ilir Meta: Të ndalet masakra ekologjike


  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?