Kronikë

Protesta kundër ndërtimit të HEC-it në Thirrë të Mirditës, Mark Marku: PD në mbështetje të banorëve

12 Prill 2021, 12:10| Përditesimi: 12 Prill 2021, 12:11

  • Share

Drejtuesi i politik i PD në Qarkun e Lezhës, Mark Marku ka dalë në mbështetje të banorëve të fshatit Thirrë të Mirditës, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e HEC-it dhe fabrikës së ujit, pasi do të sjellë shkatërrim mjedisor dhe të burimeve ujore të zonës. Mark Marku tha se burimet natyrore të zonës duhet të shfrytëzohen nga vetë banorët dhe në rast ndërtimi duhet të bëhet me konsensusin e tyre.  

“Burimet natyrore duhet të shfrytëzohen nga banorët e zonës ose me konsensus të tyre. Personalisht, si drejtues politik i qarkut Lezhë dhe gjithë kandidatët e Partisë Demokratike janë plotësisht në mbështetje të banorëve të zonës”, tha Marku

Banorët e fshatit Thirrë të Mirditës kanë zhvilluar disa prostata duke bllokuar Rrugën e Kombit pasi kundërshtojnë ndërtimin një HEC-i dhe një fabrike uji në zonën e tyre. Ata shprehet se nuk janë dakord me ndërtimin pasi dëmtojnë mjedisin dhe shkatërrojnë burimet ujore të zonës, ndërsa hedhin akuza se firmat e tyre janë falsifikuar sikur ata kanë qenë dakord me ndërtimin e tyre. Për protestën e zhvilluar ditën e djeshme u arrestuan 4 persona, mes tyre edhe organizatori i protestës, ndërsa 30 të tjerë po ndiqen në gjendje të lirë.


Lajmi kryesor:

Protesta kundër ndërtimit të HEC-it dhe fabrikës së ujit në Thirrë të Mirditës, 4 të arrestuar, mes tyre edhe organizatori! Ilir Meta: Të ndalet masakra ekologjike


  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?