Foto nga protesta e djeshme në Sheshin 'Skënderbej'

Protestë në kohë pandemie/ Gjobiten për herë të parë me 500 mijë lekë organizatorët! E pëson Sazan Guri dhe 2 të tjerë! Në hetim dhe 4 protestues

8 Maj 2020, 08:15| Përditesimi: 8 Maj 2020, 10:16

  • Share

TIRANË- Ambientalisti Sazan Guri është organizatori i parë i një proteste në kohë pandemie që e pëson nga Akti Normativ, duke u gjobitur me 500 mijë lekë! Gjoba vlen edhe për  dy organizatorët e tjerë Zace Islami dhe  Klajdi Bello, e ndërsa janë vënë në hetim dhe 4 protestues që u mblodhën dje në sheshin "Skënderbej' kundër masave kufizuese të qeverisë ndaj COVID-19. Ndaj tyre si prova për policinë kanë shërbyer pamjet filmike, e ndërsa burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com se priten të shoqërohen edhe protestues tjerë.

Mes të tjerave, përveç se ishte një protestë e pa ligjshme, pa lejen e organeve kompetetente, duke prishur rendin dhe qetësinë publike, aq më tepër në situatë të jashtëzakonshme në kohë pandemie, policia njofton se asnjëri prej tyre nuk ka patur autorizim për të dalë. Të protestosh është e ndalur në një kohë kur vendi ndodhet në gjendje të fatkeqësisë natyrore për shkak të COVID-19, pasi shkakton grumbullime të mëdha njerëzish duke u shndërruar në rrezik për përhapjen e virusit, por kjo nuk e ka penguar Sazan Gurin dhe 2 organizatorët e tjerë të mbledhin dhjetëra persona në shesh. Ato kanë bërë thirrje në rrjetet sociale, të cilëve iu përgjigjën disa persona. Ambientalisti bënte thirrje se nuk ka pandemi, se COVID-19 është një mashtrim dhe se këto masa të vendosura shërbejnë vetëm për kryeministrin Edi Rama për të vendosur diktatin e tij!

"Këta që u mblodhën 200 veta sot, nuk i komandoi njeri, janë të pashpirt. Janë 2 milionë të tjerë gati për pròtestë. Në këtë rast, këto u mblodhën për të protestuar kundër një diktature sepse diktatura nuk mund të zgjasë gjendja që quhet në të gjithë botën si diktaturë e ligjit. Po këtë ma shpjegon dot,  asnjë i vdekur këto dy javë. Përse parlamenti nuk gabon. Le të flasë Rama me doktorin më të madh gjerman që thotë që është mashtrim i madh, që është pándemi. E lamë që të kontrollojë 3 javë jetën tonë, por nuk mund të tallet.  Ne e kuptuam që nuk është pandemi dhe Shqipëria është e vecantë për shumë arsye”, tha dje Sazan Guri, ashtu si Monika Kryemadhi pak ditë më parë në Report Tv. 

Ndaj tyre rëndojnë akuzat për 2 veprat penale, më konkretisht “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në tubime të paligjshme”. 

Njoftimi i plotë i policisë
Organizuan protestë të paligjshme, procedohen penalisht 7 persona, ndërmjet tyre edhe 3 organizatorët e tubimit. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar në sheshin “Skënderbej”, proceduan penalisht në gjendje të lirë 7 shtetas. Procedimi ndaj tyre nisi pasi në datë 7 maj 2020, rreth orës 11:30, te sheshi “Skënderbej” kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetetente, duke prishur rendin dhe qetësinë publike, aq më tepër në situtatë të jashtëzakonshme në kohë pandemie, ku ndalohen me ligj grumbullimet apo tubimet.

Shtetasit Z.I., K.B. dhe S.G., në rolin e organizatorëve të protestës, më herët kanë bërë thirrje në rrjete sociale për protesta e tubime. Në vijim të veprimeve janë siguruar pamjet filmike dhe fotografike, si dhe është bërë  këqyrja e rrjeteve sociale, pasi nga  këta shtetas (organizatorët) bëhen thirrje për protesta dhe tubime.

Nga ana e shërbimeve të Policisë janë vendosur masa administrative/gjoba, pasi asnjëri prej tyre nuk ka patur autorizim për të dalë, bazuar në nenin 3 të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020. Po punohet për masat plotësuese sipas Aktit Normativ, si dhe për shoqërimin e personave të tjerë që kanë marrë pjesë në protestë, pasi janë fotografuar dhe identifikuar nga ana e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të organizatorëve, për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në tubime të paligjshme”. Policia e Shtetit apelon për respektim në maksimum të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19", njofton policia. 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ce doni emrin: 09/05/2020 04:57

    E beson megjithemend ti o ben se ka rene kolere ne te vertete dhe na shpetoi ky i gjati,djali i adoptuar i sorrosit,kolera ka kapur trute tuaja qe po i lini te flejne,lere berish kurven se keta te tjeret jane me kurva akoma.po shiko se po tentojne te na heqin lirine tone,dhe kjo metod dhe ky plan qe po zbatohet eshte me qindra e me mijra here me i eger se sa ai i kohes se komunizmit<<ai ishte lule>>

    Përgjigju
  • Beni: 08/05/2020 10:33

    Nuk qelloj Cim Pi** me Lulen e PD-s ,(per fat te mire), ne kete kohe, po ta shikonim se si do ishte bilanci i kesaj Kolere....

    Përgjigju
    • Blushi: 08/05/2020 13:48

      Edvin Rama është kryelideri boteror. Çdo ore qe kalon kryelideri shpeton me dhjetra jetë. Dhe jo vetëm ne Shqiperi por deri Angli. Marrte nga ditet e tua o Ben Patrioti. Ketij urimi i bashkohen edhe shumë shqiptarë qe kane ngelur neper bote me femije te vegjel sepse krylideri kthimet i ka me pikatore.

  • Shqip: 08/05/2020 09:16

    Her theter lajmeroni q t dalin m shum veta se nuk e dinte njeri se po na pin gjakun kta plerat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?