Pamje nga protesta në Gjermani

Protesta kundër masave anti-COVID në Gjermani, Paris, Torino e Bejrut! Rekord infektimesh në Britaninë e Madhe

8 Janar 2022, 21:15| Përditesimi: 8 Janar 2022, 21:16

  • Share

Në disa qytete gjermane të shtunën u organizuan protesta kundër masave kufizuese për individët e pavaksinuar. Protestat kryesore u zhvilluan në Duseldorf, Frankfurt dhe Magdeburg, ndërsa "marshime" të qeta pati në shumë qytete të tjera gjermane kundër masave të kufizuese që kanë për synim frenimin e përhapjes së variantit ngjitës të Omikronit.

Kancelari gjerman Olaf Scholz njoftoi të premten se dëshmia e vaksinimit ose një test i fundit negativ për COVID-19 tani do të jenë masa të detyrueshme për të hyrë në restorante.

Çertifikata e vaksinimit për të hyrë në shumë ambiente publike tashmë është kërkuar për disa javë, por masa e re është zgjeruar, duke përfshirë restorantet dhe lokalet që shesin pije alkolike.

Kancelari Scholz njoftoi vendimin para gazetarëve në Berlin pas një takimi mbi strategjinë kundër pandemisë së COVID-19 me 16 guvernatorët rajonalë të Gjermanisë.

Udhëheqësit ranë dakord gjithashtu të shkurtojnë periudhën e vetëizolimit për njerëzit e ekspozuar ndaj koronovarusit nga 12 në 10 ditë. Individët e vaksinuar plotësisht, të cilët ekspozohen ndaj personave që më pas rezultojnë pozitivë për Covid-19, nuk kanë nevojë vetëizolohen.

Kancelari Scholz tha se qeveria e përmbushi objektivin e saj për të administruar 30 milionë doza përforcuese deri në ditën e Krishtlindjes. Ai tha se tani qeveria synon të administrojë 30 milionë doza të tjera përforcuese deri në fund të janarit.

Protestat kundër kufizimeve të qeverisë për koronavirusin u zhvilluan sot edhe në Torino, Paris dhe Bejrut. Ndërkohë, Britania raportoi një numër rekord prej 146,390 rastesh të reja me Covid-19.

Vendi gjithashtu raportoi se numri i vdekjeve nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 150,000 njerëz, shifra më e lartë se në çdo vend tjetër evropian përveç Rusisë.

Sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid paralajmëroi sot se shtrimet në spital po rriten dhe tha se sistemi shëndetësor i vendit po përballej me "disa javë të vështira përpara".

Komento

Komente

  • drini: 08/01/2022 21:22

    Nqs ky regjim , kjo pseudodemokarci qe po sundon boten do bjere ne gjithe boten e fundit qe do ta heq tutje eshte anglia dhe Kanadaja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?