Foto nga protesta një ditë më parë

Protesta kundër guroreve në Tropojë, 5 persona vihen në hetim! Policia: Nuk morën leje, penguan qarkullimin

15 Gusht 2023, 10:37| Përditesimi: 15 Gusht 2023, 10:48

  • Share

TROPOJË- Pesë protestues janë vënë në hetim në gjendje të lirë në Fierzë të Tropojës, pasi një ditë më parë protestuan kundër guroreve dhe ndërtimit të një fabrike bitumi. Protestuesit bllokuan edhe aksin që të çonte për te tragetet duke shkaktuar radhë të gjata makinash.

Policia thotë se 46-vjeçari P.Gj., ka organizuar protestën pa lejen e organeve kompetente dhe në bashkëpunim me katër personat e tjerë që janë vënë në hetim, kanë bllokuar dhe penguar qarkullimin në aksin nacional Fierzë-Sheshi Trageteve-Bajram Curri. Madje ata nuk u janë bindur as urdhrave të policisë për të liruar rrugën.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme", "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik" dhe "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit".

Në hetim

-P. Gj., 46 vjeç, banues në Fierzë;

-A. D., 30 vjeç, banues në Bajram Curri;

-S. R., 44 vjeç, banues në fshatin Breg-Lum;

-S. D., 63 vjeç, banues në fshatin Dushaj;

-K. P., 28 vjeç, banues në fshatin Rajë.

Në protestën e organizuar një ditë më parë, banorët e Fierzës kërkuan ndërprerjen e punës në guroret si edhe ndalimin e ndërtimit të një fabrike bitumi që po ndërtohet anës këtij aksi.

Banorët pretendojnë se këto subjekte po shkatërrojnë habitatin natyror të bjeshkëve, turizmin malor, ndotjen e ujit të pijshëm dhe vështirësojnë jetesën e tyte. Ata kanë protestuar disa herë, por deri më tani zëri i tyre nuk është dëgjuar.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?