Bota

Protesta e Veçantë kundër Pasaportës së Shëndetit! ‘Spidermani francez’ dhe shokët e tij ngjiten pa asnjë masë mbrojtëse në një kullë në Paris

8 Shtator 2021, 13:30| Përditesimi: 8 Shtator 2021, 13:36

  • Share

Katër alpinistë, përfshirë njeriun e njohur si "Spidermani" francez, u ngjitën në Kullën Total Coupole në Paris për të protestuar kundër Green Pass.   As Alain Robert dhe asnjë nga alpinistët e tjerë nuk përdorën mjete mbrojtëse gjatë ngjitjes.  Kjo është hera e njëmbëdhjetë që Roberti ngjitet në këtë ndërtesë 187 metra të lartë. 

Ata u arrestuan dhe u ndaluan për "rrezikim të jetës së njerëzve të tjerë".

Megjithatë para se të dërgohej në komisariat'Spiderman' u shpreh se po mbronte liritë e njerëzve.

"është një protestë kundër Pasaportës së Shëndetit, i cili i bezdis të gjithë. është një sulm mbi liritë themelore, kjo pasaportë shëndeti është një turp," tha Alain Robert para largimit të tij.

Alain Robert u bë i famshëm në të gjithë botën për ngjitjen në më shumë se njëqind qiellgërvishtës dhe monumente të tjera urbane me duart e tij, zakonisht pa mjete mbrojtëse dhe pa leje.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?