Bota

Protesta e veçantë e nxënësve britanikë, djemtë veshin funde pasi nuk u lejohen pantallonat e shkurta

21 Korrik 2021, 11:28| Përditesimi: 21 Korrik 2021, 11:33

  • Share

Një grup nxënësish Angli të cilëve u ishte ndaluar të vishnin pantallona të shkurtra në shkollë gjatë kanë gjetur një mënyrë tejet të veçantë për të protestuar , pikërisht duke veshur funde. Në këtë mënyrë të rinjtë arritën të tërheqin vëmendje të madhe mediatike.

Nxënësi Adrian Copp, 15 vjeç  ishte nismëtari i kësaj proteste të veçantë dhe së bashku me miqtë e tij kanë veshur funde për të kundërshtuar “politikën e vjetruar për uniforme.

 Adriani, nga St. Austell Cornwall, kishte kërkuar ndihmën e së ëmës për ti blerë fustanin për t’i sfiduar rregullat.

Adriani dhe miqtë e tij planifikojnë të vazhdojnë të veshin fundet me palosje për pjesën tjetër të javës.

I pyetur se çfarë mendonin mësuesit për uniformat e tyre të reja shkollore, ai tha:

 “Disa mësues menduan se po ngatërroheshim. Por kishte edhe të tjerë që na brohoritën.”

Në bazë të rregullave aktuale nxënësit në shkollën e mesme janë të ndaluar të veshin pantallona të shkurtra pavarësisht temperaturave.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?