Protesta e Rithemelimit, Haklaj: Kundër SHBA e gjykatave, një miting që institucionalizoi anti-amerikanizmin në Shqipëri

22 Shkurt, 18:02| Përditesimi: 22 Shkurt, 19:07

  • Share

Anëtari i kryesisë së PD-së, Azgan Haklaj i ftuar në emisionin 'Studio Live' me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv ka deklaruar se protesta e Rithemelimit dy ditë më parë ka qenë kundër SHBA dhe gjykatave. Një miting që ka institucionalizuar anti amerikanizmin në Shqipëri e cilësoi më tej Haklaj protestën që u finalizua me akte dhune.

“Këta ecin me mendësinë tribale të zotit Berisha. "Unë jam pronari". Kohërat kanë ndryshuar dhe këta kanë mbetur në vend. Ai ishte një tubim miting, anti-amerikan që institucionalizoi anti-amerikanizmin në Shqipëri. Kishin qëllim të protestonin kundër gjykatave. Gazi tha se gjykata e lartë nuk e ka zbardhur vendimin për gjyqin e PD. Presion ndaj SPAK ndaj gjykatës së lartë, gjykatës së apelit, ndaj amerikanëve...”, tha Haklaj.

Më tej u ndal edhe te banderolat që u përdorën në protestë, me emrin e Fredi Belerit.

“Ai ishte dhe një miting anti kombëtar, a i pe banderolat për Belerin. Ai miting ishte me ndihmën e sulltan Ramës. Ai nuk është grupi parlamentar i PD”, shtoi Haklaj.

Ora 18:43
‘Berisha për të mbijetuar do shkojë në kolibën e Gjuzit’, Haklaj tregon pse Blinken nuk e takoi Bashën: S'ka protokoll, Rama i përdor vizitat

 

I pyetur se përse Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken nuk e takoi kreun e PD Lulzim Basha, anëtari i kryesisë së PD-së, Azgan Haklaj i ftuar në 'Studio Live' në Report Tv tha se kjo është bërë qëllimisht nga Rama.

“E para s’ka protokoll në Shqipëri, s’kemi drejtor protokolli dhe qëllimisht Rama e ka lënë... ka kontrolluar protokollin. Vizitat Rama i përdor privatisht. Basha shumë pak kohë ka që është kthyer nga SHBA dhe ka pasur takime të rëndësishme në DASH në kongresin amerikan që për arsye të konfidencialitetit nuk i ka bërë publike”.  

“Trekëndëshi i Bermudës nuk ka asnjë rrugëdalje pa u përballur me drejtësinë. Në vitin 2021 Bashës iu vodh karrigia e kryeministrit. Duhet instrukturuar me konspiracionet kryqëzatën e gjatë, komplotin kundër PD dhe zotit Basha. Pasi nuk arritën që ta mbajnë peng PD, i vodhën karrigen kryeministrit të Shqipërisë. Dhe tani Blinken SHBa nuk ia kthejnë dot karrigen e 2021 zotit Basha por reformën zgjedhore dhe reformën në drejtësi që janë dy shtyllat që çlirojnë demokracinë duhet ta mbështesin pa asnjë ekuivok.”

Ndërsa për Sali Berishën, Haklaj tha se ka vetëm një rrugë për të mbijetuar politikisht.

“Berisha ka vetëm një lëvizje për të mbijetuar, koliben e Kujtim Gjuzit. Misioni i PD me partnerët ndërkombëtarë është kthimi i institucionit të votës së lirë përmes reformës zgjedhore. E kemi dorëzuar projektin, me pikat kryesore të listave të hapura, votimi i diasporës, votim elektronik dhe numërim elektronik”.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zefi: 23/02/2024 09:05

    Pse demokratët e quajnë protesten sukseshme? Çfar suksesi ka pasur kjo protestë? Kush mund të ma tregojë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?