Ambasada e SHBA

Protesta e Rithemelimit, Ambasada e SHBA-ve këshillon qytetarët: Shmangni këtë ngjarje! Do ketë bllokim trafiku dhe mbyllje rrugësh

10 Nëntor 2022, 19:12| Përditesimi: 10 Nëntor 2022, 19:17

  • Share

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka këshilluar qytetarët që të shmangin tubimet e mëdha duke iu referuar protestës së 12 nëntorit. Me anë të një reagimi në Facebook, ambasada amerikane shkruan se situatat e protestave mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme ndaj i sugjeron të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.

“Një protestë është planifikuar të zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë Kryeministrisë. Kjo protestë ka potencialin të përhapet në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve.

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit. Qytetarëve  amerikanë u kërkohet të shmangin këtë ngjarje. Monitoroni mediat lokale për përditësime”, shkruhet në njoftimin e ambasadës.

Më 12 nëntor organizohet protesta e thirrur nga Sali Berisha kundër qeverisë, pjesë e së cilës do të jetë edhe Partia e Lirisë.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • haxhiu: 10/11/2022 20:27

    Ahahhaha sa e turpshme - : “bllokim trafiku”, hajde çvete. Ku je katandisur o Ameriqi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?