Protesta e pestë për Klodjan Rashën/ Në Vlorë vetëm 4 qytetarë: Kërkojmë të ndihemi të mbrojtur dhe jo të vritemi nga policia

13 Dhjetor 2020, 16:32| Përditesimi: 13 Dhjetor 2020, 18:42

  • Share

1607881347_1607874161Vlore.JPG

Thirrjes për të zhvilluar një protestë të pestë në emër të drejtësisë së Klodjanin i janë përgjigjur vetëm 4 persona në qytetin e Vlorës. Ato kanë dalë pasditen e sotme para Policisë së Vlorës me parulla dhe flamurin kuqezi.

"Është për të ardhur keq që qyteti jonë hesht për një kauzë kaq të madhe", tha njëri prej tyre.

"Do ta ushtrojmë të drejtën e protestës edhe nëse askush nuk na bashkohet".

"Kërkojmë të ndihemi të mbrojtur dhe jo të vritemi nga policia, duam largimin e drejtorit të përgjithshëm të policisë, ai është përgjegjës për dhunën policore".

"Jemi për të protestuar ndaj dhunës policore që është kthyer në formë konstante vitet e fundit dhe kërkojmë ristrukutimin e policisë dhe drejtësi për Klodjanin që u vra padrejtësisht nga polici".

"Po jetojmë në një kohë kur skandalet me policinë sa vjen dhe po thellohen. Policia ka keqvepruar me Astirin, teatrin, rrahën një 16-vjeçar dhe pastaj vranë një 25-vjeçar. Më është cenuar ndërgjegjja qytetare dhe duke më cenuar kjo është ajo që më ka detyruar që të dalë të protestojë, prandaj kërkojmë dorëheqjen e zinxhirit drejtues të Policisë së Shtetit", thonë protestuesit.

Ndërkohë që gjithë vendi ditët e fundit është përfshirë nga protesta paqësore por edhe me incidente, qytetarët vlonjatë qëndruar në heshtje me përjashtim të disa organizimeve të FRPD dhe LRI.


Lajmi kryesor:

Protesta zbehet në ditën e 5-të! Tensione te Drejtoria e Policisë, protestuesit tentojnë të çajnë gardhin metalik te pema e Vitit të Ri, hidhet gaz lotsjellës! Disa të shoqëruar


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?