Protesta e personave me aftësi të kufizuara/ Kryetari i shoqatës, Tirana: S'do heqim dorë nga kërkesat! Xhangolli: Jemi në krizë mbijeteze, do hyjmë në grevë

7 Dhjetor 2023, 18:53| Përditesimi: 7 Dhjetor 2023, 20:46

  • Share

Personat me aftësi të kufizuar kanë protestuar në kërkim të pagës së kujdestarit më të njëjtën vlerë sa rroga e minimale. Ata kërkojnë që paga e kujdestarit të vlerësohet sa rroga  minimale apo të ju jepen 30 mijë për paketën higjeno-sanitare.

Kreu i Shoqatës së Invalidëve Para-Tetraplegjikë, Bajram Tirana në “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj tregoi për vështirësitë që hasin personat me aftësi të kufizuar, ndërsa nënvizoi se nuk do të heqin dorë derisa të plotësohen kërkesat që kanë.

“Është e vështirë të për një person që të vijë të shërbejë me 12 mijë lekë. Paketa higjenike është një paketë mbrojtëse janë disa medikamente shumë të shtrenjta. Ka një sërë medikamentesh që ne nuk na serviren por i mbulojmë me 160 mijë lekë të vjetra. As për 10 ditë nuk dalin. Ka kosto marramendëse për paraplegjikët për një paketë në muaj, Ne nga e keqja përdorim mjete alternative të padëshirueshme por s’kemi nga t’ja mbajmë por ka ardhur momenti që ne nuk mund të durojmë më dhe dolëm në protestë. Dua të sjell në vëmendje dhe një marrëveshje”.

“Në Greqi një kujdestar paguhet 600 euro pa llogaritur shpenzimet që merr një para dhe tetraplegjik. Është për të vënë dy duart në kokë sepse ka ardhur një moment që nuk mban më pilafi ujë. Të gjithë ata persona që kanë të bëjnë me fatin tonë duhet ti vënë gishtin kokës... Me 160 mijë lekë pension do shkojmë në BE?”.

Kurse Dovlet Xhangolli, person me aftësi të kufizuara në një lidhje skype paralajmëroi që protesta nuk do të ndalet.

“Jemi në krizë mbijetese, do hyjmë në grevë urie. Vëreni veten tuaj 24 orë në pozicionin tonë. Aty do kuptoni sa e dhimbshme është që të mungojë lëvizshmëria. Po ata që nuk e kanë një shoqërues dhe detyrohen të presin si të burgosur. Vëreni veten në pozicion të këtyre personave. Nga ana tjetër na është mohuar e drejta e kënaqësive që mund të dalim lirshëm të shkojmë diku dhe të zbavitemi. Vëreni veten në pozicionin tonë. Mos na lejoni të shkojmë në akte ekstreme sepse ne po jetojmë në ekstrem”.     

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?