Alberto Cutillo dhe Carlo Bollino

Protesta e opozitës, kriza politike dhe negociatat/ Sonte në 'Repolitix' ambasadori italian

12 Prill 2019, 13:42| Përditesimi: 12 Prill 2019, 13:43

  • Share

Carlo Bollino interviston ambasadorin italian në Tiranë Alberto Cutillo. Cili është apeli i diplomatit të lartë Italian për mazhorancën dhe opozitën në situatën aktuale politike? Cfarë duhet të bëjë mazhoranca për reformën  zgjedhore të 30 qershorit pa pritur përfshirjen e opozitës? 
 

Cili është mesazhi i ambasadorit Italian për protestën e nesërme të opozitës? A do ti quante Italia të ligjshme dhe të pranueshme zgjedhjet në rast se opozita nuk do të merrte pjesë në to? A rrezikon Shqipëria të mos hapë negociatat me BE për shkak të situatës politike?

Cfarë ndihme do të japë Guardia di Finanzia pasi të ngrihet SPAK në hetimet bankare kundër krimit të organizuar?  A do të ketë këtë vit fushatë fluturimesh për të identifikuar parcelat me kanabis dhe cfarë risish do të sjellë Guardia di Finanza për të identifikuar edhe parcela të fshehura?  Intervista e plotë e ambasadorit Italian sonte duke filluar nga ora 20:30 në emisionin Repolitix. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?