Protesta e maturantëve, pedagogia Skënderi: Testi s’duhej të ishte vetëm me alternativa! Plot me gabime drejtshkrimore e pjesë të përkthyera

13 Qershor 2020, 20:47| Përditesimi: 13 Qershor 2020, 21:21

  • Share

Debatit të madh në të cilin është futur sistemi arsimor në vend, çfarë bëri Turi (personazhi që ngjalli reagim dhe paqartësi) dhe a duhet të rivlerësohet provimi, iu bashkua edhe pedagogia e Gjuhës Shqipe, Elsa Skënderi Rakipllari.

Teksa nuk është dakord që ka vetëm një përgjigje të sakte për pyetjen e Turit, ajo ka deklaruar se në fakt i gjithë testi ishte i mbushur me gabime drejtshkrimore, emra të huaj e situata të pakuptimta brenda të njëjtit ushtrim.

E ftuar në Edicionin Qendror me gazetarin në Report TV, pedagogia Skënderi shtoi se një rast i këtij problemi është vende të njohur, kur në fakt duhet vende të njohura, sepse emri “vend” është i dygjinishëm (emër mashkullor, që në shumës bëhet femëror). Një tjetër gabim sipas pedagoges, është edhe vendimi për ta bërë të gjithë provimin me alternativa sepse në fakt testi nuk ishte i vështirë, por sipas saj, ishte i pakuptueshëm dhe i ngatërruar.

A është protesta e studentëve e politizuar? Për pedagogen Elsa Skënderi, nuk është ky rasti për ta përcaktuar nëse një nxënës ka bindje majtas apo djathtas. E drejta për të protestuar në këtë rast merr formë dhe vlerë, për shkak të probleme që u përmenden edhe më sipër gjatë bisedës.

A nis që në shkollë problemet me tekstet? Po, por sipas të ftuarës në studio, tekstet shkollore, kalojnë nëpër disa filtra të cilët në të shumtën e rasteve funksionojë. Pedagogia tha gjithashtu se nuk ishte e nevojshme të merreshin tekste të përkthyer nga gjuhët e tjera, sepse letërsia shqipe është shumë e pasur dhe me emra që vërtetë vlejnë të studiohen.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?