Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, në hetim Adriana Kalaja, Sali Lusha, Klevis Balliu, Tedi Blushi dhe 8 protestues

15 Maj, 13:20| Përditesimi: 15 Maj, 13:43

  • Share

TIRANË- Pas protestës së dhunshme të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë, policia ka vënë në hetim 12 protestues. Adriana Kalaja, e cila merr edhe lejen për protestën në emër të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit është në hetim për veprën "Thirrjet publike për veprime të dhunshme".

Për veprën penale ‘Prishja e qetësisë publike’ dhe ‘Shkatërrimi i pronës’ janë vënë Tedi Blushi i PL, Klevis Balliu i Rithemelimit, Besart Xhaferri kreu i FRPD, si edhe Sali Lushaj, ish-bodygardi i Sali Berishës. Po ashtu, në hetim po për të njëjtat vepra penale janë edhe 7 protestues të tjerë.

Protesta para Bashkisë së Tiranës u mbajt më 14 maj dhe sërish nuk munguan episodet e dhunshme. Drejt godinës dhe policisë u hodhën molotovë dhe tymuese, si edhe përplasja me efektivët për të larguar kordonin e sigurisë.

Protestën e radhës Rithemelimi e la të martën e ardhshme më 21 maj, si takimin e radhës ku do të kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

EMRAT e protestuesve të vënë në hetim
1-Dardan Bardhi, 27 vjeç
2-Rubin Dashi, 19 vjeç
3-Alfred Pllumbi, 46 vjeç,
4-Klodjan Bajrami, 21 vjeç
5-Sali Lushaj, 68 vjeç
6-Sokol Bushkolaj, 48 vjeç
7-Gazmend Sallaku, 53 vjeç
8-Besart Xhaferri, 34 vjeç
9-Eljan Kaja, 22 vjeç
10-Tedi Blushi, 39 vjeç
11-Klevis Balliu, 34 vjeç
12-Adriana Kalaja, 59 vjeçe

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • gjergji: 16/05/2024 09:13

    Na lodhen.policia ose ti arrestoj e te marrin pergjigje nga organet e drejtesis,ose ti eliminoj sa me pare.Ndryshe do jete vone.Do kete shume viktima te ketij terrozmi ekstrem.

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 15/05/2024 16:43

    Grupi i strukturuar kriminal pd.

    Përgjigju
  • fredi: 15/05/2024 14:35

    Nuk e kuptoj perse drejtësia fle gjumë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?