Kryeministri Edi Rama

Protesta e dhunshme e Berishës, reagon për herë të parë Rama: Jeta është e vështirë, por budallenjtë e vështirësojnë edhe më shumë

8 Janar 2022, 14:50| Përditesimi: 8 Janar 2022, 15:07

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me 'betejën' që u zhvillua sot në selinë e PD-së, ku Sali Berisha mësyu me militantët e tij për të marrë godinën. Rama ka zgjedhur të reagojë me një shprehje të aktorit John Wayne, teka shkruan në Instagram: "Jeta është e vështirë, por budallenjtë e vështirësojnë edhe më shumë".

Një situatë e paprecedentë u regjistrua sot në selinë e PD-së, Ku SalI Berisha me militantët e tij zhvilluan 3 orë 'betejë', por në fund nuk ia arritën qëllimit, të merrnin selinë e PD.

Militantët shqyen dyert e jashtme të selisë, por nuk depërtuan më shumë se sa deri te kati i parë për shkak se nuk mundën të shpartallonin dyert e blinduara. Ndërkohë në katin e dytë të selisë së PD ndodhej Lulzim Basha, i cili po zhvillonte mbledhje.

Teksa dhuna po intensifikohej Lulzim Basha ka kërkuar ndihmën e policisë, e cila i është përgjigjur menjëherë duke marrë në kontroll situatën. Policia ka hedhur gaz lotsjellës duke shpërndarë protestuesit.


Lajmi kryesor:

Berisha-Basha 'kacafyten' për PD, Rama thirrje demokratëve: Dy kufoma politike që luajnë kështjellash! Ejani të bëjmë ç'të mundemi për Shqipërinë


Komento

Komente

  • Llesh perleka: 09/01/2022 03:48

    KE SHUME TE DREJTE EDO,,,SI I VOTOJNE NJEREZIT KETA HAJVANE,,BUDALLENJ, ,E TE TREDHUR NGA TRUTE E KOKES,,,NGANJEHERE ME DUKET SE KETA KANE LINDUR PA KOKE...D.M.TH.DREJTUESIT E PD....

    Përgjigju
  • visar: 08/01/2022 18:39

    Mos na lente Zoti pa budallenj dhe shpellare o Edi....

    Përgjigju
  • Hamshori: 08/01/2022 17:55

    Do ja jap unë Ramës kët timin me qëra wë ta përdorë në surrelë ky bq

    Përgjigju
  • Nona: 08/01/2022 15:24

    O Edo, jepu me qira Tom Doshin se ai di si behen protestat e dhunshme te janarit. Zotrote ta dhe kolltukun dhe llafos tani. Imoral.

    Përgjigju
    • Nuri: 08/01/2022 19:24

      Me keqardhje ka budallenj akoma qe I shkojne pas sali monstres

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?