Foto nga protesta e 8 janarit

Protesta e dhunshme e Berishës në Selinë e PD në 8 janar, Prokuroria i kthen dosjen policisë: Disa nga të akuzuarit nuk kanë lidhje me dhunën

2 Mars 2022, 13:32| Përditesimi: 2 Mars 2022, 14:31

  • Share

Prokuroria e Tiranës i ka kthyer policisë dosjen për veprime plotësuese në lidhje me protestën e dhunshme të Sali Berishës në selinë e PD. Sipas Prokurorisë, nga hetimet ka rezultuar se disa nga të proceduar nuk kanë lidhje me aktet e dhunës. Prokuroria ka kërkuar të identifikohem nëpërmjet pamjeve filmike personat e përfshirë në sulmin ndaj godinës së PD dhe sulmin ndaj protestuesve.

Kujtojmë se Gjykata e Tiranës liroi 1 javë pas protestës 34 të arrestuarit. Gjykata vendosi që 25 të arrestuarit t'u vendososej masa "detyrim paraqitje", ndërsa 9 të tjerë janë lënë të lirë pa asnjë masë.

Në protestën e 8 janarit selia blu u kthye në një skenë krimi ku mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha sulmuan selinë me varetë, shkallë, leva, çekiçë, trapanë, por edhe nga brenda selisë ka pasur kundërpërgjigje me gaz lotsjellës ndaj tyre. U desh ndërhyrja e policisë për shpërndarjen e protestuesve.   

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cubel breca: 02/03/2022 19:38

    Jo mo ku ka patur protest me dt 8 janar!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Sesht e vertet,ku ka patur arrestime ate dit!!!!!!!!!!!!!! Si mor vazhdojn e tallin bythen me kete vend e ne shpresojm se do behemi njeher shtet. Vazhdon avazi si ne te gjith keto vite.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?