Protesta e Berishës, Balla nga Fieri: 7-8 mijë veta dhe flasin për ndryshim kursi! Fatkeqësi për PD-në që në krye ka një ‘non grata’

9 Korrik 2022, 11:07| Përditesimi: 9 Korrik 2022, 11:23

  • Share

Fatkeqësia është që në krye të Partisë Demokratike është një ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të gjitha diskutimet e tjera për protestën e Berishës janë qesharake. Qëndrimin socialist e ka ripërsëritur sot nga Fieri kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.

“Kjo historia e kësaj protestës po bëhet pak qesharake. E para nuk e kuptoj që një parti që mbledh 7-8 mijë veta dhe pretendon ndryshim kursi. Ndryshim kursi të kujt? Të tyrin? Është punë e tyre. Është keqardhje që në krye të Partisë Demokratike sot është një person ‘non grata’, i shpallur nga SHBA në vendin më pro amerikan të Evropës. Në 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike në krye të PD është një ‘non grata’ për korrupsion dhe minim të demokracisë. Por mos na pyesni neve , pyesni ata”, tha Balla.

I pyetur për deklaratat e Berishës në lidhje me marrëdhënien e tij me Alibeaj,  Balla u përgjigj se  “Nuk i komentoj fierakët, i dua shumë. Sa herë ma përmend mua Saliu emrin, aq të mira paçim”.

Balla tha dje se për Partinë Socialiste protesta e Sali Berishës nuk ndryshon asgjë nga vendimi që ata kanë për të mos e konsideruar fare një ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ish-kryeministri Sali Berisha thirri më 7 korrik një protestë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, protestë e cila edhe për shkak të pjesëmarrjes është konsideruar si një tregues force të Berishës ndaj palës tjetër në PD, se ai është kontrolluesi i vetëm i opozitës.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 09/07/2022 12:16

    Auuu paska folë Daçiçi shqipfolës auuu 7-8 mijé shqiptarë për Daçiçin shqipfolës nuk janë popull i këti vendi, sepse serbia ështé instaluar këtu nga vet këta antikombëtar Edvin shkjau shqipfolës dhe Dačić Balla shqipfolës & C …

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?