Protesta e bashkatdhetarëve në Hagë për ish krerët e UÇK-së, ish këshilltari i Thaçit: Kërkojmë të jetë gjyq i drejtë dhe jo politik

3 Prill 2023, 13:56| Përditesimi: 3 Prill 2023, 14:05

  • Share

HAGË- Artan Brehami, ish këshilltari Hashim Thaçit ka folur për Report Tv nga Haga, aty ku bashkatdhetarët po protestojnë për një gjyq të drejtë ndaj ish krerëve të UÇK-së. Brahimi u shpreh  për gazetarin e Report Tv, Nertil Agalliun se qëllimi i protestave është për të pasur një proces politik sa më të drejtë dhe të pa motivuar politikisht.

“Sot fillon një proces i cili deri më tani ka qenë politik por protestuesit kërkojnë një gjyq të drejtë, të pamotivuar politikisht. Qëllimi është që mos deformohet historia, ashtu sikurse po ndodh prej dy vitesh.”- tha Brahimi.

Brehami u shpreh se në protestë janë mbi 5 mijë bashkatdhetarë, duke e cilësuar si unitet të shqiptrarëve për një kauzë historike.

“Ka qenë 5 mijë bashkatdhetarë, shumica kanë lënë punën, kanë lënë çdo gjë për të mbrojtur gjykimin për ish krerët e UÇK-së. Sot është dita e unitetit. Është duke u gjykuar Kosova dhe lufta. Lufta jonë ka qenë luftë mbrojtjese, nuk ka politikë por përbashkim. Të gjithë shqiptarët janë bërë bashkë, për të mbrojtur jo vetëm historinë, por edhe fëmijët tanë nga e ardhmja.”- përfundoi ai.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?