Protesta, Basha mbledh aleatët:
Të gjithë bashkë kundër qeverisë

10 Shkurt 2017, 15:59| Përditesimi:

  • Share
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me partitë aleate në kuadër të përgatitjeve të protestës së 18 Shkurtit.
 
Në takim kanë qenë kreu i PR, Fatmir Mediu, i PBDNJ Vangjel Dule, Duka i PAA, por edhe të partive të tjera në koalicionin e djathtë.
 
Burime nga takimi që është zhvilluar në selinë blu pohojnë për Report Tv se është rënë dakord që shtabet e partive parlamentare dhe jo parlamentare që janë pjesë e opozitës të bashkëpunojnë për protestën.
 
Sipas Bashës, do të ketë një angazhim të përbashkët të të gjithë kampit opozitar për një protestë mbarë popullore kundër qeverisë Rama.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?