Tiranë/ Prostitucion në hotelin në katin e dytë të pallatit në Astir, banorët e shqetësuar: Kemi frikë për vajzat tona! Punonjësi: S’kemi lidhje

20 Tetor 2023, 15:16| Përditesimi: 20 Tetor 2023, 16:02

  • Share

Një tjetër rast i shfrytëzimit të prostitucionit u zbulua në zonën e 'Astirit" në Tiranë. 

Bëhet fjalë për një hotel në katin e dytë të një pallati të banuar, në mes të Astirit, në një nga zonat më të populluara të Tiranës.

Policia e Tiranës filloi procedimin për një 47-vjeçar, i cili filmoi me zë dhe figurë skenën ku një 40-vjeçare, ushtron aktivitetin e paligjshëm të prostitucionit, në një hotel në mes të lagjes së banuar në zonën e Astirit në kryeqytet. Në hetim është edhe gruaja që shfaqet në pamjet filmike.

Policia ka kryer veprimet e para, duke proceduar penalisht 40-vjeçaren për “ushtrim prostitucioni” dhe ish-punonjësin e hotelit për “moskallëzim krimi.

Aktiviteti kriminal që tashmë po hetohet nga policia, duket se u ka shpëtuar syve të banorëve të zonës, por pas publikimit të rastit ata thonë se veprimtari të tilla në komunitetin e banuar janë shqetësuese.

Banori 1: Mirë nuk është, s’ka njeri që të thotë është mirë!

Banorja 2: Shumë problematike, jetë e pasigurt për vajzat tona!

Banorja 3: si nuk është problem o djalë?! Problem është!

Banorja 4: Kemi fëmijë dhe kemi frikë t’i çojmë në shkollë, edhe është shumë problem, koha ka ardhur shumë e vështirë!

Report Tv kontaktoi me një nga punonjësit që tha se hoteli nuk ka shërbyer asnjëherë si vend për ushtrimin e prostitucionit dhe se ish-kolegu i tij ishte pushuar prej kohësh nga puna.

"Shiko, hoteli nuk ka pasur asnjë lloj lidhje me çfarë është aty, është komplet vepër e personit përgjegjës, personit që ka bërë videon, hoteli nuk është i përfshirë në këtë gjë. Ai erdhi për të punuar me kohë të gjatë, nuk është se erdhi sot për nesër. Ish-punonjës, është hequr nga puna”, tha ai.

Në janar të këtij viti në këtë zonë u zbulua një qendër masazhi ku ushtrohej aktiviteti i prostitucionit. Qendra operonte prej një viti në zonën e ‘Astirit’ dhe që ishte vendosur në brendësi të pallateve, pranë rrugës kryesore. Edhe në shtator u zbulua një qendër masazhi që shfrytëzohej si prostitucion.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shef turi: 20/10/2023 17:35

    Lerini njerzit te punojne o spinune Prostutocioni ul perdhunimet o shtet palaqo

    Përgjigju
    • Secular Albanian Nationalist: 05/11/2023 23:22

      Prostitucioni eshte krim, turp, imoralitet dhe perversion. Sa me shume te ndalohet, aq me mire eshte. Dhe kurvlleku nuk i ul perdhunimet, perkundrazi, i shton ato. Kurvlleku dhe tradhtia jane dy perversionet qe demokracia e leshit ka. Se te guxonin ne kohen e Enverit dhe Hitlerit, iu qihesh rraca kush bente nga keto pislleqe.

    • Sefer daja: 20/10/2023 19:05

      O "shef Turi" Thirri pak trunit! Osh veprimtari ilegale! Përbën vepër penale! Kur të legalizohet, shko puno dhe ti, ose ço familjarët e tu!!!

    • Idiotësi: 20/10/2023 18:53

      T'a bëjmë te pallati jot ku kalojnë familjarët e tu, je ok? Prostitucioni bëhet në rrugë jo nëpër pallate me fëmijë.

  • Arbëri: 20/10/2023 15:44

    Hotellet më 5 yje të Lalit dhe Edvin shqipfolësit !

    Përgjigju
    • Scutari: 20/10/2023 16:50

      Ishte tvoja sestra, ne vidish?!

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?