Kronikë

Prostitucion dhe kanabis në banesën në Tiranë, arrestohet tutori 29-vjeçar dhe 2 persona të tjerë! Shfrytëzonte vajza dhe u jepte para false

22 Shtator 2022, 12:12| Përditesimi: 22 Shtator 2022, 12:59

  • Share

TIRANË- Një banesë në kryqytet në rrugën " Thoma Koxhaj ", në pronësi të një 29-vjeçarit Emiljano Hysenbelli ishte kthyer në një qendër ku ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i prostitucionit.

Nga hetime rezultoi se për një periudhë prej 9 muajsh, në mënyrë të përsëritur, 29-vjeçari  krijonte kontakte me femra të ndryshme, me qëllim shfrytëzimin e tyre për prostitucion, ndërsa në këmbim iu ofronte femrave, konsumimin e lëndëve narkotike ose i paguante me kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, kryesisht paund. Mësohet se 29-vjeçar  ka qenë i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike.

Gjatë kontrolit të banesës së tij  ndodhej Pajtim Gjata (klient), një vazjë me iniciale S. K. dhe Marsel Dashi, ky i fundit siguronte lëndë narkotike dhe kryente dërgimin e saj në banesë te klientët., të cilit iu gjet dhe iu sekuestrua, një sasi kokaine. Po ashtu u gjetën dhe sekuestruam 1300 euro dhe shuma parash, të dyshuara të përftuara nga ky aktivitet kriminal, si dhe kartëmonedha paund të dyshuara të falsifikuara. 

29-vjeçari, klienti dhe personi që bashkëpunonte me 29-vjeçarin, për shitjen e lëndëve narkotike janë arrestuar, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?