Propozimi tre palësh/ 1 miliard euro për rindërtimin e Bjellorusisë nën modelin e planit Marshall

22 Shtator 2020, 14:06| Përditesimi: 22 Shtator 2020, 14:10

  • Share

Sipas Reuters, Bashkimi Europian mund t’i ofrojnë ndihma të mëdha financiare Bjellorusisë në këmbim të mbajtjes së zgjedhjeve të reja, demokratike dhe të ndershme.

Propozimi ka ardhur nga presidentët e Lituanisë, Polonisë dhe Rumanisë, të cilët kanë gati një projekt/paketë ndihme që do ta parashtrojnë gjatë kësaj jave në samitin e vendeve anëtare.

Paketa parashikon 1 miliard euro ndihmë për rindërtimin e vendit nën modelin e planit Marshall.

Liderët e tre vendeve europiane kanë propozuar gjithashtu një marrëveshje tregtare BE-Bjellorusi të favorshme për Minskun, lëvizjen e lirë drejt vendeve europiane për qytetarët bjellorusë dhe mbështetje për negociatat për pranimin e Bjellorusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Para pak ditësh, liderja në arrati e opozitës Sveltana Tsikanovskaja kërkoi nga BE, mbështetje për të rrëzuar regjimin e Lukashenkos në pushtet prej 26 vitesh. 

Ndërkohë Aleksandër Lukashenko, i cili bashkë me 30 zyrtarë është vënë në shenjestër të sanksioneve të Bashkimit Europian, që e konsideron atë president jo legjitim të Bjellorusisë, pasi po mban pushtetin me vota të manipuluara, akuzoi sot Perëndimin se po përpiqet për të shkatërruar vendin.

Ai u shpreh se SHBA dhe satelitët e tyre, si Polonia, Lituania, Republika Çeke dhe Ukraina po bëjnë përpjekje bashkë me opozitën për të organizuar revolucion

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?