Propozimi për ndryshimin e sistemit zgjedhor, Duka: Partitë e vogla të gjejnë në mënyrë të futen në ‘luftë’! Vangjeli: Sprovë për moralin politik, i shërben Ramës

5 Korrik 2023, 15:14| Përditesimi: 5 Korrik 2023, 15:59

  • Share

TIRANË- Pesë parti të opozitës, konkretisht, Nisma Thurje, LZHK, PAA, PR dhe BD janë bërë bashkë për nisjen e fushatës ku kërkohet një sistem i ri zgjedhor me synimin kryesor për të patur lista të hapura në zgjedhjet parlamentare. Agron Duka, kreu i PAA-së i ftuar në Report Tv në emisionin ‘Kontrast’ u shpreh se duhet të gjendet një mënyrë që partitë e vogla të futen në luftë ose të ikin nga politika. Sipas Dukës, duhet që çështja të kalojë në Kuvend, pasi përndryshe nuk merr fuqi.

‘Ndarja në 12 rajone dhe bërja e një sistemi proporcional rajonal që i dëmtoi partitë e vogla qëllim ishte të bëhej për partitë e vogla për LSI-në. Formula ishte e tillë që me një numër të vogla votash sa sot mund të dilje deputet. Pasi doli opozita nga pushteti dhe mazhoranca e qepi kostumin sipas qejfit vet bëri lista të hapura ngado koalicionet dhe kjo bën që partitë e vogla ose do të bashkohen me partitë e mëdha ose do të shuhen. Ne që kemi dalë deputet, kemi dalë deputet në kuadër të një koalicioni. Por kërkojmë që të zmadhohen këto zona. Gjykata Kushtetuese i ka hequr herësin. Po nuk kaloi në Kuvend nuk merr fuqi. Ne kemi deputetë të parlament që janë me 6000 vota që s’kanë kanë kaluar 10 mijë vota kjo me duket e padrejtë. Partitë e vogla ose të gjejnë një mënyrë të futen në luftë ose të ikin nga politika.  Basha i ka artikuluar gjithmonë. Për lista të hapura ka qenë gjithmonë. Të bashkohemi të gjithë sepse kemi një hall të përbashkët.’- u shpreh Duka.

Nga ana tjetër, analisti Lorenc Vangjeli, tha se kjo iniciativë nuk është nevojë, por është një sprovë si fillim e mortalitetin në politikë. Vangjeli shtoi më tej se kjo është e dobishme më shumë se për të tjerët për Ramën, pasi do të jetë si shërbim edhe për jetëshkrimin e tij si politikan, por mbi të gjitha i bën një shërbim vendit.

‘Partitë e vogla pavarësisht se duket si iniciativë e tyre nuk është e tyre është nevojë, kjo është një sprovë e mortalitetin në politikë. Problemi është kush i shërben kësaj ideje. Lëvizjet e mëdha mund të nisen vetëm mbi një bazë nëse ata janë të dobishme. Kjo është më e dobishme më shumë se për të tjerët për Ramën si një mënyrë për ta shpëtuar Ramën nga një pushtet që ai nuk e do nuk i intereson nuk i hyn në punë, është diçka që të vendosësh e çfarë do të mbjellësh, domate apo ullinj, ai i bën një shërbim edhe jetëshkrimit të tij si politikan por mbi të gjitha i bën një shërbim vendit. Ideja për të ndryshuar këtë gjë është e saktë.’- tha Vangjeli.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?