Propozimi për të bllokuar arrestimin e
deputetëve,Bylykbashi:Frikë nga SPAK

18 Janar 2018, 13:46| Përditesimi:

  • Share
Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi i ftuar në studion e REPORT TV për të komentuar projektvendimin e shumicës për të ndryshuar rregulloren e Kuvendit, që synon bllokimin e arrestimit të deputetëve deklaroi se po bëhet, pasi Rama ka frikë nga drejtësia dhe kërkon ta bllokojë si në rastin e Tahirit.

Është e qartë, kërkesa vjen nga Rama, pjesa që ka më frikë sot Reformën në Drejtësi dhe Tahiri është prova. Në të ardhmen do të kërkojë kokën e ministrave të tjerë të Ramës. Propozohet me një procedurë të përshpejtuar që të futet në parlament nga frika e Ramës.

Kjo shumicë vendosi që të mos e hiqte imunitetin, duke kërkuar prova, pra parlamenti i dha të drejtë vetes të bëhet gjykatë. Rama po kërkon të legjitimojë procesin anti-kushtetues që bëri me Tahirin.  Ky është tregues i frikës së Ramës se do të vijnë procese të tjera dhe po krijon barrierën për kërkesat që mund të vijnë nga SPAK-u” deklaroi ai.

Ai konfirmoi se opozita nuk do t’i votojë ndryshimet edhe pse shumica i ka votat dhe do të veprojë si në rastin e Arta Markut. “Ne nuk e pranojmë këtë kërkesë. Rama i ka 71 mandatet për ta miratuar, ndoshta këtë herë nuk e ka Fylen që të kërkonte që të bëhej me konsensus. Ai do të mbyllë hallin e tij, ashtu sikur miratoi Arta Markun. Ashtu sikur ndryshoi Kushtetutën për KLGJ dhe KLP”.

Partia Socialiste përmes një projektvendimi kërkon që të qartësojë rregullat, kushtet dhe procedurat për arrestimin e deputetëve, duke vënë si kusht paraqitjen e provave bindëse nga ana e prokurorisë. Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka depozituar një projektvendim në Kuvend, për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit, për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin e deputetëve apo ministrave, me kërkesë të Prokurorisë.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?