Propozimi i Metës për kreun e KLSH, Balla: Presidenti duhet të konsultohet me Kuvendin, me rëndësi procedura parlamentare

8 Qershor 2020, 12:23| Përditesimi: 8 Qershor 2020, 13:10

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka propozuar, Arben Shehun si kandidatin e ri për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Por a do ta votojë Kuvendit këtë kandidaturë? Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se vlerësimi do të bëhet nga Komisioni i Ekonomisë, ndërsa sipas tij me rëndësi është procedura parlamentare.Balla u shpreh se Presidenti duhet të konsultohet me Kuvendin.

"Kuvendi në rastet e tre dekreteve ka krijuar një jurispudencë lidhur me procedurën. Duhet të kuptojmë që sa e rëndësishme është gjetja e një zgjidhje përfundimtar  që ti japë fund kaosit që është zhytur në KLSH, që është në vakancë të drejtimit për shkak të mbarimit të mandatit dhe disa shkeljeve ligjore. Unë duhet të jem i fundit që duhet të flas për emrin, kur për mua është më e rëndësishme procedura parlamentare.  Unë nuk dua të paraprij vlerësimin e kolegëve në Komisionin e Ekonomisë. Ata do të vlerësojnë kandidaturën. Ndërsa mekanizmat e tjera parlamentare duhet të vlerësojnë procedurën.  Ende nuk gjej dot arsyen se pse presidenti i ka çfazuar propozimet e tij me diferenca të mëdha kohore një herë në 3 muaj apo njëherë në 8 muaj. Presidenti duhet të konsultohet me Kuvendin. Presidenti ka të drejtën e propozimit, por Kuvendi ka të drejtën të miratojë ose të rrëzojë. Presidenti ka një detyrim për tu konsultuar", u shpreh kreu i grupit parlamentar.


Lajmi kryesor:

Balla shuan dyshimet për zgjedhje të parakohshme: Basha synon ta mbajë Mziun me gajret! 'Parlamentaret?' Metës i propozoj 9 majin 2021(VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?