Propozimi i Grida Dumës:Parlamenti
të ketë dy dhoma, një me senatorë

26 Nëntor 2017, 20:38| Përditesimi:

  • Share
Deputetja e PD, Grida Duma ka propozuar që Parlamenti Shqiptar të ketë një dhomë të posaçme për  senatorët e mendimit, të cilët mund të jenë mendimtarë, ish-presidentë dhe figura të tjera. 

Nga Konferenca Ndërkombëtare për Parlamentarizmin, Duma ngriti pyetjen “A ka ky popull luksin të humbë presidencën e mendimit shqiptar të shkrimtarëve që janë marrë  me politike bërjen, me vendimmarrjen të mendimtarëve të tjerë që janë marrë me politikëbërjen dhe vendimmarrjen eksperienca që në i gjemë në trotuaret e Shqipërisë tonë”.

Fjala e plotë:
“Shikoj njerëz të nderuar të letrave, njerëz të nderuar të artit, ish-ministra, ish-deputetë, deputetë, njerëz të shquar që hyjnë në fondin kulturor në fondin shpirtëror  të vendit tonë. Mendoj që falënderimi i parë për paqen i shkon së pari njerëzve të letrave, njerëzve të mendimit, të cilët e kanë shpëtuar shpirtin e paqes edhe atëherë kur politikanët kanë gabuar me të.

Federata Universale për Paqen nuk mund të mendohet si një organizatë, le ta quajmë të shoqërisë civile e cila duhet të mendohet si një lobim politik, po të ishte kështu do të kishim rënë në gabime të përsëritura historike, ndaj unë ju falënderoj që ka arritur të ftojë njerëz të këtij kapaciteti dhe të kësaj domethënie në sallë dhe besoj që kjo traditë nuk do të prishet, megjithëse në Shqipëri është e vërtetë që shoqëria civile herë pas here nuk ka arritur dot jo se nuk ka dashur, për shkak të kushtëzimeve, që ndoshta do të merrnin orë po ti trajtonim, të bëjë detyrën e vet po themi edhe patriotike ndaj dashurisë për vendin.

Ne jemi sot në një epokë në një moment për të cilin flitet për paqe, për globalizëm, për marrëdhënie të ndërvarura, por ashtu siç mendimtarët e mëdhenj perëndimorë, kanë referuar për çështjet e globalizmit, po është e vërtetë, qëndron që në epokën globale të marrëdhënieve të ndërsjellta dhe të varësive ekonomike ne jemi përfituar, kontinenti evropian ka përfituar, në periudhën më të gjatë pa luftra.

Pas luftës së dytë botërore, kjo është periudha më e gjatë pa luftra në historinë e Evropës, e kontinentit Amerikan më pas, atë që përfaqëson shpirtin e perëndimit. Por ndërkohë shqetësimet që ngrenë mendimtarët, janë shqetësime sistemore, kulturore, shpirtërore, të cilat lidhen me atë që quhet paqe, paluftë, apo një paqe shpirtërore, një mirëqenie e brendshme. Dhe një nga këto diskutime është të respektosh diversitetet. Të respektosh diversitetet dhe të mos kesh kompleksin e inferioritetit që në rastin shqiptar përfaqëson një komb të vogël ndoshta. Por një komb me një identitet shumë të thellë.

Një nga gjerat që ka ndodhur në fondin tonë shpirtëror dhe kulturor është pikërisht ky lloj kompleksiteti i të qenurit shqiptar. Jo rrallë kjo ka qenë një çështje strategjike. Ashtu siç është nëj çështje paradoksale, që Shqipëria nga ky vend i mrekullueshëm që citohet në letrat e perëndimit, edhe sot si vendi që mban pilastrin, mban lapidarin e paqes ne Ballkan, në fakt është vendi që ekonomikisht vuan me shumë se gjithë vendet e tjera. Por a duhet më të kompleksiokohemi?

Kjo nuk vjen thjeshtësisht nga çështje të letrave, dhe nga cështjet poezia të cilat e bëjnë pjesën e tyre, dhe duhet një vendim. Unë dëgjova kolegë që folën, por duhet, duhet, bashkëpunim, këto ne e dimë mirë që mbeten në ajër, në rast se nuk kthehen çështje të sistemit. A duhet të vijmë ne një ditë me propozime konkrete, që këto që qenkan , ato duhet, në nivelin e paqes, bashkëpunimit, prosperitetit kthehen në rregulla loje. Ky është gjithë diskutimi, përndryshe kjo konferencë mund të përsëritet vite pas vitesh dhe mund të jemi në të njëjtat situata por edhe më keq sepse kemi regresuar në shpresë.

A mund të diskutojmë për shembull, që ky parlamenti shqiptar të ketë dy dhoma, një prej të cilës ta ketë me senatorët dhe me eksperiencën e vet më të mirë. A ka ky popull mundësinë dhe luksin të humbë eksperienca te vyera si ish presidentësh. A ka ky popull luksin të humbë presidencën e mendimit shqiptar të shkrimtarëve që janë marrë  me politikë bërjen, me vendimmarrjen të mendimtarëve të tjerë që janë marrë me politikë bërjen dhe vendimmarrjen eksperienca që në i gjemë në trotuaret e Shqipërisë tonë. Por nuk i gjemë atje ku duhet të jenë, në ballkonet e mendimit, dhe vendimmarrjes.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?