Propozimet e Beqajt për të kaluar krizën, PD: Rama po bën një eksperiment të rrezikshëm, kriminal

28 Prill 2020, 18:35| Përditesimi: 28 Prill 2020, 18:38

  • Share

TIRANE-Partia Demokratike ka reaguar pas propozimeve të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj për kalimin e ngërçit ekonomik nga koronavirusi, që prekte pagat e administratës dhe pensionet. Sipas sekretarit të përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhi, këto janë propozime kriminale dhe të papranueshme, që Edi Rama i ka bërë përmes Ilir Beqajt.

"Edi Rama ka nisur një eksperiment të ri dhe shumë të rrezikshëm me shqiptarët. Përmes Ilir Beqajt, një nga ministrat e tij më të diskretituar si të korruptuar, Edi Rama propozon uljen e pagave në sektorin publik e privat, si mënyrë për të furnizuar qeverinë me parà. Një propozim kriminal dhe i papranueshëm për çdo qeveri, që vendos të parin interesin e qytetarit.

Ditën kur propozon uljen e pagave të qindra mijëra njerëzve, Edi Rama ka paguar për PPP mafioze të inceneratorit të Tiranës 650 mijë euro. Po të mos kishte hallin e biznesit të vet me mafian e plehrave, me kaq parà, Edi Rama mund të kishte siguruar pagën e 3125 njerëzve të mbetur pa punë.

Qeveria ka akoma të paktën 220 milionë euro të paprekura nga koncesionet korruptivë dhe shpenzimet e luksit që ka planifikuar për këtë vit. Qeveria ka parà, por Edi Rama nuk heq dorë nga pagesat për aferat e pista, duke paguar klientët e tij me paratë e shqiptarëve. Vetëm për kompanitë e Ministrit më të keq të Shëndetësisë në të gjitha kohërat, Edi Rama ka paguar 40 milionë euro në 6 vjet. Prandaj, e përdor tani Ilir Beqajn për të testuar qytetarët deri ku mbajnë.

Ky është një nga qëllimet pse ai zgjati pa asnjë kuptim gjendjes e fatkeqesisë natyrore. Kërkon të mbajë me në këmbë qeverinë e tij të falimentuar duke vjedhur edhe djersën e ndershme të shqiptarëve. Ky është një tjetër projekt për të vazhdura grabitjen në kohë pandemie dhe për të fshehur dështimin e tij" shkruan ai. Por cilat janë propozimet e Beqajt? Lexo ketu

Komento

Komente

  • Someone: 10/05/2020 00:10

    Very very critical situation of Albania with this wrong way doing politics and businesses!!

    Përgjigju
  • Ylli: 29/04/2020 06:55

    Per vete i ka rregulluar punet ky hajduti,te tjeret le te jetojne me 300 mije leke ne muaj 4-5 persona ne nje familje.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 28/04/2020 19:34

    Ma hiqni nga vemje qe i syte si bythkavanozi e na bon me vjell kur e shofim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?