Pronat u preken nga aksi Thumanë-Kashar, banorët në protestë! Hipin mbi tarraca dhe kërcënojnë: Do të digjemi me benzinë

15 Maj, 14:58| Përditesimi: 15 Maj, 15:10

  • Share

Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme për shkak se nuk janë dakord me zhvlerësimin që u bëhet pronave të tyre të cilat preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar.

6 familje të përbëra nga 32 anëtarë protestuan në zonën e njohur si Ura e Limuthit, pasi u ishte njoftuar nga IKMT se do u prishen banesat.

Madje në një moment, disa prej anëtarëve të këtyre familjeve hypën në tarracat e shtëpive të tyre për të kundërshtuar shembjen e banesave, duke kërcënuar edhe me aktin ekstrem të djegies me benzinë.

Banorët kërkojnë që tokat dhe banesat e tyre të vlerësohen me çmim tregu nga firma ndërtuese që ka marrë përsipër projektin.

Banorët pretendojnë se janë mashtruar dhe se në skemën e dëmshpërblimeve kanë hyrë vetëm familjet që kanë paguar para.

“Na kanë nxjerrë jashtë. Duam dëmshpërblimin ose banesa. Nuk ikim nga këtu. Kam bërë gati shishen e benzinës do të digjem këtu. Kanë dy muaj që vijnë rreth shtëpisë tonë. Shteti nuk ka marrë asnjë masë. Edhe në komisariat kur kemi shkuar na kanë përzënë. Jemi 6 familje, 40 persona”, thotë një banor.

Familjarët kanë paralajmëruar se do të spërkaten me benzinë dhe do t’i vënë flakën vetes nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?