Godina e SPAK

Pronat e ushtrisë, vijon marrja në pyetje e ushtarakëve e ish zyrtarëve! Në SPAK dhe një biznesmen

19 Prill, 14:02
  • Share

Hetimet për pronat e ushtrisë, SPAK vijon marrjen në pyetje të ish-zyrtarëve, ushtarakëve dhe biznesmenëve.

 Ylber Dogjani, ish drejtor i drejtorisë së logjistkës në komandën e forcës së bashkuar, ish drejtues u agjencisë së inteligjencës sigurisë dhe mbrojtjes (Shërbimi Informaziv Ushtarak), dhe ish komandant i Forcës Detare, është pyetur pak ditë më parë në SPAK.

Gjithashtu në pyetje është marrë edhe një biznesmen. 

Prokuroria e Posaçme po heton disa prej pronave të ushtrisë të cilat kanë kaluar në pronësi private, si baza detare e Limionit në Saranda dhe zona të tjera ku në pyetje në cilësinë e kallëzuesit është marrë në pyetje edhe ish ushtaraku i lartë Artur Meçollari. Bardhyl Kollçaku deputet i PS dhe njëherësh ish Shef i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.

Më 11 mars të vitit të kaluar, GJKKO, ka pranuar kërkesën e SPAK për vënien nën sekuestro preventive të “Bazës Ndihmëse, Limion, Sarandë”, një bazë e Forcave Detare, pronë e ushtrisë shqiptare e cila në korrik të viti 2020, me vendim të qeverisë, i është dhënë me qira, si pjesë e një territori shumë më të madh, prej mbi 265 mijë metrash katrorë, bashkimit të dy shoqërive.

Shoqëria parashikon ndërtimin e një kompleksi hotelesh, rezidencash dhe një port jahtesh për ofrimin e mundësive për ankorim, për 400 anije.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?