Do shkriheni së qeshuri! Pronari e urdhëroi të mos shkonte lart, qeni ‘inteligjent’ ngjit shkallët në mënyrë të pazakontë (VIDEO)

11 Nëntor 2023, 11:12| Përditesimi: 11 Nëntor 2023, 11:22

  • Share

Një qen inteligjent “Retriever” ka krijuar një situatë komike në rrjet, pasi një video e këtij të fundit teksa zbatonte ‘urdhrin’ e pronarit të tij bëri xhiron e rrjetit, duke shkaktuar mjaft të qeshura.

Video që po qarkullon nëpër rrjetet sociale, tregon momentin kur qeni ngjit shkallët në një mënyrë të pazakontë, pasi pronari i tij i kishte thënë të mos ngjitej lart.

“Retrieveri” inteligjent duket se gjeti një mënyrë dinake për të realizuar qëllimin e tij, ndërsa i ngjiti ngadalë shkallët mbrapsht.

Teknikisht, qeni ishte "drejtuar" poshtë, siç vuri në dukje një komentues. Pra, të paktën sipas logjikës së qenit, asnjë rregull nuk u thye.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?