Pronarët e bizneseve në Velipojë: Po na shkatërrojnë pronën, jemi në proces gjyqësor (VIDEO)

11 Qershor 2020, 12:11| Përditesimi: 11 Qershor 2020, 12:31

  • Share

Pronarë të disa bizneseve në zonën e plazhit në Velipojë kanë debatuar me punonjësit e IKMT, të cilët janë në pritje për të vazhduar aksionin për të shembur objektet.

"Po na shkatërroni pronën, si nuk ju vjen trup. A je shtet ti apo jo, hajde këtu, mos ik ashtu. Hajde jepni shpjegim", thanë pronarët e objekteve gjatë debatit. 

Ndërsa një tjetër pronar tha për mediat: "Nuk është mirë që të diskriminohemi dhe të selektohemi. Çështja për të cilën këto po veprojnë është në proces gjyqësor. Kjo nuk është e drejtë."


Lajmi kryesor:

Rifillon shembja e bizneseve nga IKMT në Velipojë/ Përplasje me gurë e lopata mes banorëve! Policia hedh gazlotsjellës, i bie të fikët një vajze (VIDEO)


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?