Foto ilustruese

Prona 'mollë sherri', parandalohet konflikti që mund të kishte përfunduar në vrasje në Tiranë, arrestohet 40 vjeçari që kërcënoi me pushkë kushëririn

7 Nëntor 2022, 13:22| Përditesimi: 7 Nëntor 2022, 15:05

  • Share

Ditën e sotme është parandaluar një përshkallëzim i konfliktit të mëtejshëm me armë zjarri mes dy kushërinjve në Kombinat të Tiranës.

Si rrjedhojë e konfliktit për pronën, 40 vjeçari, B.K ka kërcënuar me pushkë kushëririn e tij, B.K. Ndërhyrja e policisë ka bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit. Lidhur me ngjarjen, policia ka sekuestruar armën e zjarrit (pushkë) me të cilën 40 vjeçari kërcënoi kushëririn e tij.

“Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, 40-vjeçari ka tentuar ta fshehë armën e zjarrit pushkë, në afërsi të banesës së tij, por ajo është gjetur nga shërbimet e Policisë dhe është sekuestruar në cilësinë e provës material”-thuhet në njoftimin e bluve të kryeqytetit.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?