Promovohet libri i gazetarëve
për 87-vjetorin e Drita Pelinkut

4 Dhjetor 2013, 06:38| Përditesimi:

  • Share
TIRANE- Të afërm, miq dhe artistë të njohur kanë kujtuar dje aktoren Drita Pelinku me rastin e ditëlindjes së saj. Aktorja u nda nga jeta dy muaj më parë dhe në datën 3 dhjetor do të mbushte 87 vjeç. Libri që i dedikohet aktores është hartuar nga gazetari Flori Slatina dhe përmbledh një pjesë të rëndësishme të artikujve të mediave të ndryshme që i kanë shkruar gazetarët e kolegët për karrierën e saj si aktore, për rolet që ka luajtur në teatër dhe në filma artistikë. Aktiviteti është zhvilluar nga Arkivi i Filmit në bashkëpunim me familjen.

E bija Ora Pelinku e përlotur është shprehur dje se “ndjen mall dhe zbrazëti”, sepse është ditëlindja e parë që festohet pas humbjes së aktores së shquar. Drejtuesit e Arkivit të Filmit kanë bërë një gjetje të bukur, librin “Duke biseduar me Drita Pelinkun”, e promovuan në një ditë të shënuar, që “nënkupton përjetësimin e figurës së saj”, u shpreh aktorja Margarita Xhepa. Miqtë kujtuan së bashku çaste nga puna dhe takimet me aktoren, ndërsa sopranoja Shqipe Zani e mbylli ceremoninë me tingujt e Përshpirtjes. Drita Pelinku mbarti një karrierë më shumë se 60-vjeçare në aktrim, regjizurë dhe pedagogji. Karrierën e mbylli me interpretimin e Zerinës në shfaqjen “Përjetësisht dashuria”, premierë e TK-së, 2013.

Shkrimi u publikua sot (04.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?