Promovim i turizmit kulturor/ Mbyllet mes emocionesh projekti ‘TOURNEE’ në Apoloni

4 Tetor 2020, 20:16| Përditesimi: 4 Tetor 2020, 20:22

  • Share

Emocion dhe  frymëzim përcolli mbrëmjen e 3 tetorit në Odeonin e Parkut Kombëtar Arkeologjik  të Apolonisë, shfaqja përmbyllëse e një sërë aktivitetesh kulturore  në kuadër të projektit ‘TOURNEE’.

Mes ndërthurjes së aktivitetit teatror me elementin koncertral të muzikës klasike dhe asaj popullore, u ngjitën në skenë disa komedi  teatrore si Shkurt Zefi dhe hija  e Bardhë.

Projekti ‘Turnee’, i cili nisi në datën 10 shtator është një projekt që zhvillohet mes disa bashkive në Shqipëri, Mal të zi dhe Itali lidhur me disa aktivitete të rëndësishme kulturore.

Një nga organizatorët e këtij, Agron Xoxa, drejtor  i Artit  dhe Kulturës  pranë bashkisë Fier tha se  ky projekt është një shtysë për zhvillimin e turizmit kulturor.

‘Ky aktivitet i zhvilluar në kompleks duke filluar nga data 10 shtator, i cili mbaroi mbrëmë në 3 tetor në  Apoloni, ka përfshitë një sërë aktivitetesh jo vetëm në teatër por dhe aktivitete paralele, të cilat i vinë të gjitha në  ndihmë turizmit  kulturor, pasi edhe vetë programi  ku  ne kemi aplikuar, është programi, i cili nxit zhvillimin e turizmit kulturor’, u shpreh Xoxa.

Shfaqja emocionuese mblodhi rreth vetes një publik të përzgjedhur dhe u zhvillua nën masat anti covid.

er.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?