Foto nga trajnimi i prokurorit të SPAK dhe të agjentëve të BKH në trajnim

Prokurorë të SPAK dhe agjentë të BKH trajnim në SHBA nga FBI, Ambasada publikon foto

17 Gusht 2022, 15:01| Përditesimi: 17 Gusht 2022, 15:16

  • Share

TIRANË- Një prokuror i SPAK si edhe disa hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë bërë një trajnim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me agjentë dhe ekspertë nga Akademia e FBI-së në Quantico, Virxhinia.

Ambasada e SHBA-së në vendin tonë ka publikuar disa foto nga trajnimi, teksa ka bërë me dije një grup i dytë do të ndjekë të njëjtin program javën e ardhshme.

“Një prokuror i SPAK-ut dhe një grup hetuesish të Byrosë Kombëtare të Hetimit vizituan Uashington D.C. javën e kaluar, ku u takuan me zyrtarë nga Departamenti i Drejtësisë dhe Departamenti i Shtetit, Byroja Federale e Hetimit (FBI), Administrata për Luftën Ndaj Narkotikëve (DEA), Qendra për Koordinim dhe Analizë e Maryland, dhe Departamenti i Policisë së Baltimorës (BPD). Komisioneri dhe Zv. Komisioneri i Zyrës së Integritetit Publik (ish investigues për korrupsionin publik dhe krimin e organizuar i FBI-së) nga Departamenti i Policisë së Baltimorës i mirëpritën ata. Ata u takuan edhe me një drejtues të Departamentit të Drejtësisë, i cili ka udhëhequr hetimet dhe ndjekjet penale të nivelit të lartë për korrupsionin publik si prokuror federal. Këtë javë, grupi është në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, duke u trajnuar dhe ndarë përvojat me agjentët dhe ekspertët nga agjencia më e madhe e ligjzbatimit në botë. Një grup i dytë hetuesish do të ndjekë të njëjtin program javën e ardhshme. Vizitat e këtij muaji nisën më 3 gusht, me takime të nivelit ekzekutiv mes agjencive ndërinstitucionale të Shteteve të Bashkuara dhe Prokurorisë së Posaçme dhe BKH-së në SPAK”, bën me dije ambasada e SHBA-së.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Marta: 18/08/2022 05:43

    Nga 1992 deri ne 2022 ka trainuar SHBA nga prokuroret e plepave tek plepat e SPAKut. Ku spikat nje pykeshe si Hajno. Pa le slane trainim per Krimet e Renda, apo Njphte. Ore nuk lodhe me SPAK se fonde per vit duan nga DOJ! Sic thote dhe poplli u ne mullari m...ur!

    Përgjigju
  • Askushi: 17/08/2022 16:00

    Derisa e nxjerr esht dicka qe mund te leviz nga keta .

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 17/08/2022 15:58

    Keto njoftime te Ambasades USA duan te ruajne nivelin e BESIMIT ndër shqiptare,qe ne fakt ka rene, sepse kemi kaq vjet qe degjojme se do goditet KORRUPSIONI I LARTE SHTETEROR SHQIPTAR DHE DERI TANI JEMI TE ZHGENJYER SEPSE KA VETEM DEKLERATA DHE ASNJE VEPRIM KONKRET LIGJOR. SHQIPTARET PRESIN GODITJEN NË KOKE TE KORRUPSIONIT SHQIPTAR VETEM ME VEPRIME KONKRETE E MJAFT ME LLAFE E DEKLERATA PROPAGANDISTIKE. VENDI PO ZBRAZET, SHQIPTARET PO "VRASIN" VETEN PERDITE E PERDITE. AMERIKA DUHET TE GODASE PA MESHIRE SEPSE I KA PREMTUAR POPULLIT SHQIPTAR SE DO BEJ DREJTESI PUBLIKISHT QE NE VITIN KORRIK 2016.

    Përgjigju
  • Kot: 17/08/2022 15:33

    Te gjithe jane fut me mik dhe sakne lidhje me asgje. Kot harxhoni leket me ta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?