Elvis Demce

Prokuroria italiane kërkon dënimin e Elvis Demçes: Mbreti gomorrës shqiptare në Romë

29 Dhjetor 2023, 08:19| Përditesimi: 29 Dhjetor 2023, 10:46

  • Share

Prokuroria e Romës ka kërkuar dënimin me 21 vite burg në gjyqin për trafikantin shqiptar të drogës Elvis Demçe, i akuzuar bashkë më katër persona të tjerë për tentativën e vrasjes së Alessio Marzanit në 22 tetor 2020, i cili mbeti i plagosur.

Prokurorët Mario Palazzi dhe Francesco Cascini kërkuan gjithashtu një dënim me 21 vjet për Daniele Gallarello, 18 vjet për Alessandro Corvesi, me të kaluar si futbollist dhe 14 vjet për Matteo Kostakurta, i njohur me nofkën ‘Princi’ për shkak të orgjinës së tij fisnike, shkruajnë mediat italiane.

“Është një grup me një profil me kapacitet shumë të lartë kriminal dhe rrezikshmëri shoqërore”, tha prokurori Palazzi në sallën e gjyqit, i cili i kushtoi një pjesë të aktakuzës së tij Kostakurtës, duke e cilësuar atë si një “personazh shqetësues”. 

“Nuk ka nevojë të bëjë krime për arsye ekonomike, ka para dhe familje të mirë, nuk është i mjerë nga periferia, mund të bëjë një jetë të mirë, dhe përkundrazi ai bën krime për qejf, për shijen e tij personale, ai. vesh triko dhe gjuan”; siç rezultoi nga shkresat e hetimit, "ai është i pushtuar nga idetë e tij antidemokratike dhe e cilëson veten me krenari si fashist".

Elvis Demce u arrestua në janar të 2022-shit, pasi në përgjime u zbulua se fliste me anëtarë të grupit kriminal për të ekzekutuar efektivë, gjyqtarë dhe prokurorë që hetonin për të shkatërruar klanin e tij.

Në përgjime koka e bandës kriminale e krahason veten edhe me Pablo Escobar.

Mes dëshirës për të zgjeruar biznesin e paligjshëm të drogës, Demçe kishte rivalin e tij, Ermal Arapaj, me nofkën “Ufo”. Urrejtja mes të dyve ishte e madhe saqë Demçe planifikoi disa sulme kundër rivalit të tij. Mediat italianë thonë se lufta që mund të kishte përfunduar e përgjakshme, u ndal me arrestimin e tyre, fillimit të Ermal Arapajt dhe më pas të Demçes.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?