Kokaina e sekuestruar në Selanik

U kapën në Selanik me mbi 580 kg kokainë, prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e çiftit shqiptar (EMRAT)

10 Nëntor 2023, 12:44| Përditesimi: 10 Nëntor 2023, 14:20

  • Share

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuritë e çiftit shqiptar që u kap duke trafikuar mbi 580 kg kokainë në Greqi. Bëhet fjalë për Arjan dhe Lutmira Xhafaj të cilët aktualisht janë të arrestuar në Greqi. Çifti dhe dy mbesat e tyre me origjinë shqiptare u vunë në pranga pasi u kapën me një sasi të madhe kokaine në Selanik. Mësohet se Arjan Xhafaj ishte kreu i grupit kriminal. 

Në njoftimin e dhënë nga prokuroria e Fierit, bëhet me dije se çifti i bashkëshorteve dyshohet se kanë pastruar në vendin tonë të ardhurat e përfituara nga trafiku i drogës. 

Konkretisht u janë sekuestruar pasuritë e mëposhtme:

-          Pasuri e paluajtshme nr. 24/198, vol. 30, fq. 230,  lloji “truall” me sipërfaqe 300 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 110.70 m2, ndodhur në Vlorë;

-          Shuma monetare 40,000 Euro; dhe

-          Automjet i markës “Volsëagen”, model “Golf”, viti i prodhimit 2010.

ndodhen të arrestuar në Greqi. U janë sekuestruar një tokë truall, një ndërtesë dhe një makinë tip "Golf".

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sabedin: 14/11/2023 17:54

    Kaq pasuri sa thoni ju kane edhe gabelat e korces, ne mos me shume

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?