Ilaçet kontrabandë

Kronikë

Gjatë pandemisë së COVID, shisnin ilaçe kontrabandë, 6 të arrestuar! Mes tyre 4 pronarë farmacish në Tiranë! Kush është 64-vjeçarja që i furnizonte (EMRAT)

TIRANË- Pandemia e COVID -19 ka bërë që disa biznese ta shfrytëzojnë këtë për përfitime në mënyrë të paligjshme, ku sot u zbulua një tjetër skemë mashtrimi me pasojë të rënda, duke i shkaktuar një dëm të madh ekonomik shtetit. 4 farmaci dhe depo farmaceutike kanë bashkëpunuar me njëra-tjetrën për t’u shitur qytetarëve ilaçe kontrabandë. Në këtë skemë ishin të përfshirë 4 administratorë të farmacive dhe të depove farmaceutike në Tiranë, të cilët ranë në pranga. Në konkretisht u arrestuan sot si rezultat i një operacioni të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, Blerim Bitri 40 vjeç, administrator i një farmacie;  Florian Marku 39 vjeç, administrator i një farmacie; Florian Lila administrator i një farmacie dhe Bashkim Osmani administrator i një depoje farmaceutike. Në 10 muaj hetime operacioni u finalizuar me vënien në pranga të disa farmacistëve dhe vetëm një pronar depoje. 

Në këtë skemë mashtrimi, 4 të arrestuarit bashkëpunonim me 64-vjeçaren Margarita Xhaxhiu e cila dyshohet se i sillte mallrat kontrabandë dhe Jani Papuli, i punësuari i saj.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë periudhës së COVID-19, këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin medikamente kontrabandë. Ndërkohë, mësohet se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale barna të ndryshme, një automjet dhe 6 aparate celular. Ndaj të arrestuarve rëndon akuza për veprën penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe i pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”.

Kjo periudhë e pandemisë, fatkeqësisht është shfrytëzuar për pronarë biznesesh për të shtuar zerot në llogaritë e tyre në mënyra të paligjshme, ku pasojat bien mbi konsumatorin. Më herët janë raportuar një sërë abuzimesh që janë bërë nga klinika private me shitjen e tamponëve fals, duke çuar në pranga disa persona, e ndërsa sot në pah doli një tjetër skemë mashtrimi, ajo e ilaçeve kontrabandë.

Kush janë të arrestuarit?
Nga një kërkim i thjeshtë në QKR rezulton se Florian Marku ka në pronësi në zotërim 3 farmaci: “Flori”; “Flori 2”; “Flori 3”, të treja në kryeqytet. Ndërkohë që Blerim Bitri në pronësi të Farmaci 'Bliri', në rrugën nacionale Kamëz – Tiranë. Mes të arrestuarve është edhe Florian Lila, i cili mban edhe postin e kryetarit të PD-së në Njësinë 11 në Tiranë, teksa u përfshi në fushatë në zgjehdjet e 25 prillit duke mbështetur deputeten Albana Vokshi. Gjithashtu në pranga ka rënë edhe Bashkim Osmani, 56 vjeç, është administratori i “ELBA SHPK”.

6 të arrestuarit
Blerim Bitri, 40 vjeç, administrator i një farmacie
Florian Marku, 39 vjeç, administrator i një farmacie
Margarita Xhaxhiu, 64 vjeçe, e dyshuar si dërguesja e mallrave kontrabandë;
Jani Papuli, 66 vjeç, i punësuar nga shtetasja M. Xh
Florian Lila, 40 vjeç, administrator i një farmacie
Bashkim Osmani, 56 vjeç, administrator i një depoje farmaceutike

Ekstraki i QKR për biznesin në pronësi të Blerim Bitrit

Ekstraki i QKR për biznesin në pronësi të Florian Markut

 

Ora 21:37
Një prej të arrestuarve për kontrabandë ilaçesh, kush është kreu i PD-së në Laprakë, fushatë me Albana Vokshin

1633721968_Sequence03.00082314.Still032.jpg

Një prej të arrestuarve në operacionin e sotëm e Policisë së Tiranës kundër kontrabandës së ilaçeve është Florian Lila.

Ai rezylton të jetë kryetari i PD për Njësinë 11 në Tiranë. Ai u përfshi në fushatë përkrah Albana Vokshit në zgjedhjet e fundit.

Kujtojmë se gjatë operacionit sot janë arrestuar edhe gjashtë persona.

Ora 20:19
Arrestimet për krimet  farmaceutike, kush janë 6 personat që shisnin ilaçe kontrabandë gjatë kohës së pandemisë

 

Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me operacionin kundër krimeve farmaceutike që ccoi në arrestimin e 6 personave pas hetimeve 10-mujor.

"Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë, gjatë periudhes së Covid-19,vihen në pranga 6 shtetas. Sekuestrohen barna të ndryshme, një automjet dhe 6 aparate celular. Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi 10-mujor, zhvilloi dhe finalizoi operacionin policor i koduar “Përfitimi”, në kuadër të të cilët u bë arrestimi i shtetasve:

Blerim Bitri, 40 vjeç, administrator i një farmacie;

Florian Marku, 39 vjeç, administrator i një farmacie;

Margarita Xhaxhiu, 64 vjeçe, e dyshuar si dërguesja e mallrave kontrabandë;

Jani Papuli, 66 vjeç, i punësuar nga shtetasja M. Xh;

Florian Lila, 40 vjeç, administrator i një farmacie;

Bashkim Osmani, 56 vjeç, administrator i një depoje farmaceutike.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë periudhës së Covid-19, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale barna të ndryshme, një automjet dhe 6 aparate celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe i paisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”, thuhet në njoftim.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ta Rras Lala: 09/10/2021 11:32

    Shikoni kryehajduten Albana Vokshi se kush është kjo në të vërtet. Kjo demokrate e flakët që ri gjith ditën tu lef e në krahun tjetër shikon se ku të rëmbej ndonjë llokëm si e si të vjedhi me dy duart. Pra ju o votus qorra që i jepni vot ksaj thith lope thirini mëndjes se ndënja në politik e ksaj thith lope është në të zezën tuaj o merhumër.

    Përgjigju
  • Bledi: 09/10/2021 09:24

    Po Albana Vokshi dihet me ilaçe eshte marre, e mbani mend parullen ilaçe firmato

    Përgjigju
  • Arber: 09/10/2021 07:51

    Po pse nuk e zgjeroni listen e barnave ?! Apo ne duhet te pime ilacet qe i do qefi zyrtaruceve qe nuk ua ndjen fare po fare fare per popullin por vetem per xhepin e tyre. Po ikni o ushtare te bindur se kushedi kush iu ka urdheruar se i ka rebne xhirua e ilaceve te skaduara e jeni sulur .Shume mire bejne qe sjellin ilace ne fund te fundit a jane te skaduara , a jane te fallsifikuara , ate shikoni ,pa se sollen mire bene , silli ti o shtet te gjitha mos mungoje ssnje bar apo do pime paracetamolin e Tomes e do sherohemi .

    Përgjigju
  • Loni: 09/10/2021 02:39

    Si ta mxjerin foton keta gazetaret tane. Ba bap. Kurse per ate te Grillos, ndinje Olsi a Edi, asnje foto. Hic.

    Përgjigju
  • duro: 09/10/2021 01:52

    Shqiperia ja ka hedh covidit ne paq me shume pak humbje jete, dhe kjo eshte merite e "kondrabandes" se ketyre njerezve qe furnizonin vendin tone me mjekimet e nevojshme per kete semundje te rende. nese do niseshim me idene per te perballuar covidin me listen tone te felliqur te barnave te regjistruara, vdekjet do ishin shumfish 4 ose 5 here, nese antiviralet apo antiinflamatoret nuk do vinin tek ne nepermjet ketyre rrugeve antiligjore do e pesonim si italia me banoret e saj. dhe si perfundim, per tu denuar jane ata qe nuk i legalizojne keto medikamente te domosdoshme dhe favorizojne kondrabanden. turp turp turp per shtetin. nejse besoj tek drejtesia hyjnore...

    Përgjigju
  • Maskat Covid: 08/10/2021 20:03

    ore Edi Rama solli mallra, maska te skaduara. Keta shisni ilace te shpetoni njerzit.

    Përgjigju
  • Ben: 08/10/2021 18:28

    Hahaha,ke kane arrestuar, cironkat.Peshqit e medhenj vazhdojne normalitetin.Keto duket qe punojne me çanta.Na habiten fare me pompozitetin qe declarojne.Kapni ato te paprekshmit,pastaj keto cironkat.

    Përgjigju
  • Dfja: 08/10/2021 17:46

    Po ja fusni te forteve tuaj. Ruani brymat qe mos t’ju hyje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?