Sekretarja e degës së PD Lezhë, Alfrida Marku

Prokuroria e Lezhës nuk fillon hetimet për '30 qershorin', PD ankimon vendimin: Po mbron paligjshmërinë për pushtetin lokal

23 Qershor 2020, 14:49| Përditesimi: 23 Qershor 2020, 14:52

  • Share

Partia Demokratike ka ankimuar vendimin e Prokurorisë Lezhë, e cila ka vendosur të mos fillojë hetimet për zgjedhjet e 30 qershorit. Në një deklaratë, PD thotë se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë, po mbron paligjshmërinë e votimeve të 30 Qershorit.

"Pas pothuajse 1 viti Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë, nuk ka pasur vullnetin të hetojë shkeljet e 30 Qershorit, nuk ka marrë apo analizuar asnjë provë, nuk janë sekuestruar materialet zgjedhore të QV të referuara në pjesën arsyetuese të kallëzimit. As PD Lezhë si kallezues nuk është thirrur për të deklaruar mbi pretendimet e saj, dhe në tejkalim të afateve proçedurale është vendosur mosfillimi i proçedimit penal.

Në ankimin e depozituar sot, ne kemi kërkuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë: 1. shfuqizimin e vendimit që mban datën 11.8.2019 të Prokurorisë “Për mosfillimin e proçedimit penal”, për të cilin jemi njoftuar rreth një vit më vonë më 18.06.2020, si dhe 2. detyrimin e prokurorisë për të regjistruar proçedimin penal dhe kryer një proçes hetimor të plotë dhe të gjithanshëm", tha sekretarja e degës së PD Lezhë Alfrida Marku

PD e Lezhës beson se Gjykata dhe Prokuroria, si dy institucione në themel të sistemit te drejtësisë, duhet të veprojnë të pavarura dhe të pandikuara nga çdo ndikim i padrejtë apo  i paligjshëm.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?