Hashim Thaçi dhe Ismail Syla

Prokuroria e Hagës kryen kontroll në banesën e ish-këshilltarit të Thaçit, Ismail Syla

1 Nëntor 2023, 10:53| Përditesimi: 1 Nëntor 2023, 10:54

  • Share

Ditën e sotme kanë filluar kontrollet nga Dhomat e Specializuara në shtëpinë e Ismail Sylës, ish-këshilltar të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ndërkohë ditën e djeshme është kryer bastisje në shtëpinë e Artan Behramit, po ashtu ish-këshilltar i Thaçit dhe në shtëpinë e prindërve të tij.

Dy ditë më parë, Specialja ka kryer bastisje në shtëpinë e ish-këshilltarëve Bashkim Smakaj dhe Blerim Shales. Gjithashtu muaj më parë ishte bastisur edhe shtëpia e ish-këshilltarit tjetër, Adil Behramaj.

Pas bastisjes së banesës, Artan Behrami ka falënderuar familjarët dhe miqtë e tij nga trojet shqiptare për kujdesin dhe mesazhet inkurajuese. Ai ka shkruar në Facebook se bastisjet politike janë bërë mjet i Prokurorisë së Gjykatës Speciale për të mbuluar disfatën në përballje me krerët e UÇK-së në sallën e gjyqit.

S.S/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fatosi-kosove: 01/11/2023 11:10

    Kjo qe po ndodhe keto dite mua ma kujton ish jugosllavine kur perndiqte seperatistet dhe irredentistet siq n'a quante ateher regjimi serbosllav, sapo arrestohej nje shqiptar i bastisej gjithe farefisi dhe rrethi familjar, i vetmi dallim eshte koha dhe uniforme, ateher kishte shum si baba i mender presednike osmankes qe zbatonte urdherat e serbise kurse sot ska dyshim se nuk eshte e bija apo tbijt e tbijat e atyre ateher, per ta kuptuar se kah po shkon kosova mjafton te shikojm keto bastisjet te stilit serbosllav nderkohe qe kriminelet serb arrestohen si ne rastin e fundit eulex ban thirrje qe tmos arrestohen, apo rasti i gani gecit kur vret shqiptar ne prézence te femijes dhe pseudodrejtesia e eulex e denon me dy muaj burg dhe 20 euro, e kam thane edhe me heret e po e perseris se kjo behet per te vetmin qellim, rikthimin e kosoves ne serbi siq e thot edhe kriminel dodiku dhe Europa as qe reagon sepse nyveshte qellimi i saj e padyshim edhe argati u mender osmankes e cila pretendon ta zevendeson millka pllanicen e dikurshme, kurse kurrci se dikur akuzojne ish presidentin Thaqi dhe uçk-n tash eshte futur ne kurthin e eulex, llajqak,vuqiq e osmanka andaj tash po qirret se " repubika e te te gjitheve' duhet te jeté qe nuk dallon nga ajo qe dikur eshte shpallur republike multietnike, e disa magar e gomar te VV-ces siq duket jane duke thane "bane zot anderr" e kur tju del pija do e shofin se ujku i ka hanger te gjithe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?