Prokuroria e Elbasanit i sekuestroi pasuritë me vlerë 200 mijë euro, 28 vjeçari ishte dënuar në Britani me 3 vite burg pasi u kap në 'shtëpi bari'

24 Nëntor 2023, 09:12| Përditesimi: 24 Nëntor 2023, 09:24

  • Share

1668874822_0chestertoncannabis.jpg

I riu Leonard Coga, të cilit prokuroria e Elbasanit i sekuestroi pasuritë që dyshohet se vinin nga aktiviteti kriminal, në vitin 2021 ishte dënuar me 3 vite burg në Britaninë e Madhe pasi ishte kapur duke ruajtur bimët e kanabisit që arinin deri në vlerën 160 mijë paund.

Sipas mediave të huaja, Coga kishte deklaruar në gjykatë se kishte pësuar një lëndim të rëndë në dorë dhe prej atij momenti i filluan problemet financiare.

Gjatë operacionit për kapjen e Cogës u gjetën çanta të mëdha që përmbanin 29.5 kilogramë kanabis me një vlerë nga 118,000 deri në 147,000 paund, si dhe 38,645 paund ‘cash’, disa prej të cilave të fshehura nën dërrasat e dyshemesë.


Lajmi kryesor:

Prokuroria e Elbasanit sekuestron pasuri me vlerë 200 mijë euro, pronari i dënuar me 3 vite burg për 'shtëpi bari' në Britani (EMRI)


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?