Prokurori, Rama: Votat i kemi
por ftojmë opozitën për pakt

7 Dhjetor 2017, 14:53| Përditesimi:

  • Share
Kryeministri Edi Rama ka folur nga Bullgaria për ftesën për pakt kombëtar me opozitën për integrimin e Shqipërisë në BE, ndërsa si pikënisje të shërbejë zgjedhja e kryeprokurori të ri. Rama shprehet se i kemi votat për ta zgjedhur Kryeprokurorin e përkohshëm me shumicë të thjeshtë, por i shtrin dorën për konsensus opozitës.

Ftesa ime është për një pakt kombëtar për Europën, në funksion të çeljes së negociatave si një stacion i Shqipërisë dhe jo i qeverisë vetëm dhe për ta shfrytëzuar këtë çështje të Prokurorit të përgjithshëm si një pikënisje të rëndësishme duke u nisur nga fakti se pavarësisht se ne kemi mundësinë kushtetuese të një zgjedhje me shumicë të thjeshtë, të krijojmë kushtet që të kemi një zgjedhje të mirëkuptuar me opozitën dhe nga ana tjetër që opozita të përfshihet plotësisht në procesin e mbështetjes së Shqipërisë për të çelur negociatat.

Unë kam për borxh të bëj deri në fund atë që më takon e sigurisht pastaj borxhet që opozita i ka vendit janë borxhe që opozita vetë duhet ti konsiderojë e ti trajtoj si të tilla’ shprehet Rama. Por PD e ka kundërshtuar zgjedhjen e një prokurori të përkohshëm, pasi sipas Bashës vetëm KLP mund të përcaktojë përfundimin e mandatit të Llallës. Megjithatë shumica në komisionin e Ligjeve nisi sot procesin për zgjedhjen e prokurorit të përkoheshëm, ndërsa opozita u largua duke braktisur procesin.

Por nga Bullgaria, Rama nuk ka folur vetëm për Kryeprokurorin e ri, por edhe për procesin e negociatave me Bashkimin Europian. “Së pari, është e rëndësishme që Bullgaria merr presidencën dhe në 6 muajt e ardhshëm që janë shumë vendimtar për hapjen e negociatave për Shqipërinë, ne kemi presidencën bullgare dhe kryeministri bullgar është absolutisht i përfshirë dhe tërësisht i përkushtuar që të japi një shtysë të rëndësishme nga ana e presidencës së Bashkimit Europain në këtë 6 mujor një mbështetje të fortë të kandidaturës së Shqipërisë për çeljen e negociatave.

Vazhdon procesi i bashkëveprimit për projektet në infrastrukturë, në energji, në infrastrukturën dixhitale si pjesë e procesit të Berlinit por dhe si pjesëmarrje gjithmonë e më intensive e vetë vendeve të Ballkanit perëndimor në ndërveprim me Bankën Botërore dhe Komisionin Europian” deklaroi Rama.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?