Pjerin Xhuvani

Prokurori që dha dorëheqjen nga dosja 'Xhuvani': Procedurë e zakonshme! Vepra penale nuk i përket seksionit që unë mbuloj

11 Nëntor 2022, 21:08| Përditesimi: 12 Nëntor 2022, 09:26

  • Share

Një ditë pas lajmit të publikuar në media mbi dorëheqjen nga dosja "Xhuvani" ka reaguar për Report tv prokurori i Elbasanit, Platin Aliçka, duke thënë se kjo është vetem çështje proceduriale e institucionit të akuzës.

"Vepra penale, nuk i perket seksionit që unë mbuloj ndaj kam kërkuar që të kalojë në seksionin e duhur", tha ai duke shtuar se "është procedure e zakonshme në institucion".  Hetimet për vrasjen e eksponentit të PS, Pjerin Xhuvani, 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, kanë përfunduar. Gjykimi në themel i çështjes nis të enjten e 17 Nëntorit, ku prokurori Alicka deklaron për Report tv se do të jetë në gjyq, në zbatim të ligjit.

Në bankën e të akuzuarit, Arbër Paplekaj, i cili ka deklaruar se ka vrarë për vetëmbrojtje, ndërsa akuza ndaj tij është vrasje në rrethana cilësuese.

Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë në Elbasan pasi u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike, Gazmend Bardhi.

Nga ngjarja e 21 prillit, të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota ( punonjëse e policisë). Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota. Ngjarja zbuloi edhe skandalin e PD-së për ngritjen e një grupi të armatosur, të vetëshpallur Struktura për Mbrojtjen e Votës, ku një pjesë e mirë e anëtarëve të së cilës rezultuan persona të njohur edhe për strukturat ligjzbatuese në vend. Këtë e bëri publik me zë dhe me figurë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi duke bërë me dije se Arbër Paplekaj që vrau Xhuvanin të paarmatosur, ishte pjesë e kësaj strukture.

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?