Deklarimi i fitimeve në bixhoz i prokurorit Alfred Sali

Prokurori i Vlorës tha se fitoi 79 mijë euro në bixhoz, KPK shkarkon nga detyra Alfred Salin

22 Korrik 2022, 10:35| Përditesimi: 22 Korrik 2022, 10:37

  • Share

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të prokurorin e Vlorës Alfred Sali, i cili doli para trupës gjykuese më 20 korrik.

KPK ka kryer hetim në të trija kriteret, përkatësisht pastërtisë së figurës, aftësive profesionale dhe justifikimin e pasurisë. Fatin e Salit në drejtësi pritet ta caktojë vendimi i KPA.

Sipas KPK, rezulton se sa i takon pasurisë, ka kryer deklarim të rremë si dhe janë konstatuar pasaktësi.

Është thjesht një zyrtar me fat falë ‘vesit’ të bixhozit apo kemi të bëjmë me një formë për të justifikuar paratë, kjo u takon organet kompetente ta konfirmojnë, por prokurori i Vlorës Alfred Sali ka deklaruar se ka fituar 79 mijë euro në lojëra fati.

Në deklaratën e pasurisë së vitit 2014, prokurori Sali, deklaron 79 072 euro të ardhura nga një lojë fati online. Paratë i ka tërhequr në 19 mars 2014 nga një bankë e nivelit të dytë. Mbetet për t’u parë konkluzioni i Komisionit të Vetingut për këtë shumë parash të deklaruar nga prokurori. Për prokurorin Sali procesi i Vetingut ka nisur që në dhjetor 2019.

Komento

Komente

  • Lumi vlores: 22/07/2022 14:47

    Kete sikur po e ndihmonte nje bisnesmen qe po nderton hotel ne Vlore ngjit me tynelin, çudi

    Përgjigju
  • Logu: 22/07/2022 10:57

    Kesoj gjygjtaresh i duhen drejtesise,Kumarxhinj,sekser, matrapaz,qe drejtedia te funksionoje ,siç edhte duke funksionuar! Nga gjygjtar hsjdut,avokat mashtrues dhe sekser,turp per kete drejtesi,qe ju piu gjakun Shqiptareve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?