Prokurori Gjon Kodra

Prokurori i Tiranës, Gjon Kodra u konfirmua në detyrë nga KPK, ONM i kërkon Komisionerit Publik të ankimojë vendimin

25 Janar 2022, 16:38| Përditesimi: 25 Janar 2022, 16:39

  • Share

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ka rekomanduar Komisionerëve Publikë që të ankimojnë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të Prokurorit të Tiranës, Gjon Kodra.

Rekomandimi për ankimimin e vendimit u dërgua ditën e djeshme, ndërsa Komisioneri Publik bën me dije se janë duke shqyrtuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Kodra u konfirmua në detyrë më 21 dhjetor të vitit të kaluar, ku Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i konsideroi bindëse shpjegimet e tij për pasurinë dhe një bisedë telefonike me një person të përfshirë në krimin e organizuar. Për pasurinë, Kodra deklaroi se bashkëshortja  e tij kishte kursime para martesës, ndërsa për njohjen me personin e përfshirë në krimin e organizuar, ai u shpreh se kishte qenë rastësore dhe se nuk e kishte ditur që kishte qenë i proceduar. Ai theksoi se telefonata ishte kryer nga personi tjetër dhe se nuk kishte pasur më asnjë komunikim në vijim.

Kodra e ka filluar karrierën si prokuror në vitin 1995 dhe prej rreth dy dekadash ai e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?