Çela jep dakordësinë për hartën e re gjyqësore: E vlerësojmë si nevojë emergjente për përmirësim në sistemin e prokurorisë! Dakord dhe KLP

27 Qershor 2022, 14:13| Përditesimi: 27 Qershor 2022, 22:37

  • Share

Avokatët e humbën betejën për hartën e re gjyqësore edhe me Prokurorin e Përgjithshëm. ndërsa prej dy javës nga veriu në jug seancat gjyqësore janë bojkotuar nga mbrojtja, Olsian Çela, në një letër dërguar Ministrisë së Drejtësisë, jep dakordësinë e ndryshimeve të reja. Kryeprokurori e konsideron emergjent riorganizimin e gjykatave në vend.

"Në këtë vështrim, sipas kushtetutës dhe ligjit përfshihet dhe sistemi i prokurorisë, me ndikim në riorganizimin e prokurorive pranë gjykatave të shkallës së parë dhe prokurorisë pranë gjykatës së apelit me juridiksion të përgjithshëm sipas kompetencave tokësore të gjykatave, riorganizim të cilin e vlerësojmë si nevojë emergjente për përmirësimin e funksionalitetit, eficencës dhe efektivitetit në sistemin e prokurorisë", shkruhet në letër.

Ky vendim i kryeprokurorit vjen në një kohë kur shumë gjykata të vendit janë në kaos pasi avokatët po bojkotojnë seancat gjyqësore për shkak të hartës së re gjyqësore. Ndërkohë, Dhoma Kombëtare e Avokatisë, në mbledhjen e zhvilluar këtë të hënë, nuk mori vendim për vazhdimin e grevës, ndërsa pritet një tjetër mbledhje të mërkurën. DHKA i është drejtuar Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor për të ulur të gjitha palët në tryezë për të gjetur një zgjidhje për çështjen. Komisioni i Ligjeve anuloi dëgjesën e parashikuar për sot me avokatët, pasi kërkoi kohë Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Ministria e Financave

Kujtojmë se Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në një prononcim për Report Tv, është shprehur se bojkoti që po zhvillojnë avokatët kundër hartës së re gjyqësore është i papranueshëm, pasi po u mohojnë qytetarëve aksesin në drejtësi. Manja ‘këshilloi’ avokatët që të shohin rrugën e përballjes ligjore, pas miratimit të hartës së re gjyqësore, ndërsa shtoi se janë marrë në konsideratë sugjerimet e tyre.

13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Ky është përfundimisht propozimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore në vend pas muajsh konsultimesh me grupet e interesit. I vetmi ndryshim nga propozimi i kaluar është se është shtuar një gjykatë e shkallës së parë në Sarandë që me propozimin e kaluar ishte hequr. KLGJ ka miratuar draftin i cili tashmë pritet të kalojë për mendim në Këshillin e Ministrave, Këshillin e Lartë i Prokurorisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Financave. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Krujë, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë. 

Report Tv ka siguruar relacionin e Këshillit të Lartë Gjyqësor i cili shpjegon se për të arritur në draftin me 13 gjykata të shkallës së parë nga 22 dhe në një apel nga 6 që kishte më parë ata kanë marrë modelet, Daneze, Portugeze, Suedeze, Holandeze dhe modelin e Moldavisë.

Ora 19:12
KLP pro hartës së re gjyqësore, nesër i përcillet zyrtarisht mendimi Ministrisë së Drejtësisë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është shprehur pro hartës së re gjyqësore të propozuar nga KLGJ dhe MD. KLP thotë se nesër do t’i përcillet zyrtarisht Ministrisë së Drejtësisë mendimi i tyre për hartën e re gjyqësore.

‘Këshilli i Lartë i Prokurorisë u shpreh sot pro hartës së re gjyqësore të propozuar nga KLGj-MD. Kjo hartë në mënyrën si do kompozohet, nuk bie ndesh me interesat e sistemit të prokurorisë i cili funksionon pranë gjykatave. Nesër mendimi i KLP-së do ti përcillet zyrtarisht Ministrisë së Drejtësisë. Edhe Prokurori i Përgjithshëm është shprehur pro këtij projekti. Tani pritet dhe mendimi i Ministrisë së Financave për të analizuar faturën financiare dhe projekti do ti kaloj për miratim Këshillit të Ministrave. KLGj-ja ka detyrimin ta rishohë në çdo 5 vjet hartën për tia përshtatur kompozimin e saj, interesave të sistemit gjyqësor. Prokuroritë e Apeleve që bashkohen në Tiranë, parashikohet ti nënshtrohen këtij procesi pas 6 muajsh, prokuroritë e shkallës së parë pas 9 muajsh, kohë kjo e mjaftueshme për të marrë masa organizative infrastrukturore nga Prokurori i Përgjithshëm dhe të kryhet transferimi i prokurorëve nga ana e KLP-së.’- njofton KLP.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • zhelali: 01/07/2022 12:57

    olsian legeni...ik o gjytyrym se je katandis si pupac ne dore te pushtetit !!!

    Përgjigju
    • zhelja rakut: 21/07/2022 13:43

      Po bishtalec po te fala pjeshkes ????

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?