Manja dhe Çela

Prokurori i Përgjithshëm dhe ministri i Drejtësisë: Përshtatje propozimit për hartën e re gjyqësore

8 Shkurt 2022, 13:01| Përditesimi: 8 Shkurt 2022, 13:06

  • Share

Ripërshtatje të propozimit për hartën e re gjyqsore mendojnë Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe ministri e Drejtësisë, Ulsi Manja, pas një takimi që patën sot në Prokurorinë e Përgjithshme. 

Prokurori i Përgjithshëm dhe Ministri i Drejtësisë diskutuan për hartën e re gjyqësore e cila është në fazën e konsultimeve me grupet e interesit, dhe vlerësuan domosdoshmërinë për përshtatjen e saj me nevojat që ka sot sistemi i prokurorisë.

Në takim Manja dhe Çela diskutuan çështjet që lidhen me koordinimin e punës mes dy institucioneve në prag të përgatitjes së rekomandimeve prioritare të Këshillit të Ministrave në luftën kundër kriminalitetit për vitin2022.

Drejtuesit e dy institucioneve ranë dakord të bashkërendojnë punën për ndërlidhjen e sistemeve të marrëdhënieve juridiksionale me jashtme të cilat operojnë Ministria e Drejtësisë dhe Prokuroria e Përgjithshme sa i takon ekzekutimit të letër porosive për pastrimin e produkteve të veprës penale.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?