Çela: Prokuroria e Tiranës më e dobëta në seksionin e pastrimit të parave

17 Maj 2022, 13:30| Përditesimi: 17 Maj 2022, 15:26

  • Share

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka raportuar sot në Komisionin e Ligjeve, lidhur me punën e bërë nga institucioni që ai drejton për vitin 2021. Çela u ndal tek disa problematika të prokurorive në vend, ndërsa theksoi se, problemi kryesor me të cilin përballet organi i akuzës është pastrimi i parave. Çela tha se prokuroritë nuk hetojnë, çështje që e konsideroi më problematike për Prokurorinë e Tiranës.

“Ne ligjet i kemi shumë të mira. Problemi jonë është zbatimi. Policia gjyqësore. OPGJ nuk kishte asnjë të dhënë. Grupi i kontrollit ka qëndruar nga 6 muaj deri në një vit për të gjetur dosjen. Kemi bërë maksimumin. Kemi nxitur në çdo mbledhje.

U kam kërkuar kontroll Policisë Gjyqësore. Dhe prokurorët raportojnë dhe kërkojnë masa për ta. Ajo që ne kemi menduar dhe jemi në kontakt me ekspertë. Ne do kemi mundësinë tani të kemi një prokuror dhe një OPGJ.

Nuk mund të fshihen më prokurorët pas justifikimeve ku 5 veta punojnë dhe të tjerët fshihen. Ky do jetë indikator i mirë për ne për të kuptuar ku janë shqetësime.

Si ka mundësi që asnjë drejtues prokurorie nuk ka sjellë sot asnjë rast. Pse ndodh kjo? Ndoshta ka diçka që duhet plotësuar. Prokurori i Përgjithshëm e ka bërë plotësisht detyrën e tij në këtë drejtim. Politika penale. Ne kemi prioritet pastrimin e parave. Prokurori i përgjithshëm mori përsipër për këtë aspekt. Pastrimi i parave jam dakord. Çfarë ndodh sot në Shqipëri.

Nga ndërtohen këto që ndërtohen. Unë e kam shprehur këtë shqetësim. Sa referime ka sot nga drejtoria e tatimeve për seksionet e prokurorisë që merren me pastrimin e parave. Prokurori i Përgjithshëm mund të bëjë strukturën por heton. Prokuroria më e dobët në seksionin e pastrimit të parave është prokuroria më e madhe në vend (Tirana). Ky është problem. Duhet ta themi. Performon prokuroria e Fierit dhe Durrësit”, ka deklaruar Olsian Çela.


Lajmi kryesor:

Raporti i Prokurorisë së Përgjithshme për kriminalitetin, 181 zyrtarë 'në sitë' për dekriminalizimin gjatë 2021, 84 zyrtarë të Lartë! 2 u referuan për hetime penale


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?