Prokurori belg zbarkon në Tiranë për luftën kundër krimit dhe pastrimin e parave nga bandat shqiptare

19 Shkurt 2020, 14:33| Përditesimi: 19 Shkurt 2020, 14:37

  • Share

TIRANE-Prokurori federal i Belgjikës Frederic Van Leeuw po zhvillon një vizitë në Shqipëri ku ka takuar kreun e SPAK, Prokurorisë së Përgjithshme, drejtorin e policisë së shtetit, kreun e KLP-së, ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Në fokus të bisedës së Van Leeuw me Arben Krajën kanë qenë aktivitetet e grupeve kriminale shqiptare në Belgjikë dhe luftën kundër tyre për trafikimin e drogës, pastrimin e parave dhe shfrytëzimin e prostitucionit.

Ndërkohë që kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi u shpreh pas takimit se në fokus ishte reforma në drejtësi. "Jemi krenarë për çfarë kemi arritur në një vit ekzistencë. Këshilli menaxhon karrierën e prokurorëve bazuar në integritet, profesionalizëm dhe meritokraci. Pavarësia dhe efiçenca e sistemit gjyqësor duhen të rrinë në themelet e kësaj reforme".

"Suksesi i reformës në drejtësi do të garantohet nga zbatimi rigoroz të saj. Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe koordinimi  më të mirë sigurojnë funksionimin e sistemit. Të gjithë do të punojnë së bashku" tha Frederic Van Leeuw.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?